Shkurt.ch

Aeroplani i vogël pengon aterrimin e aeroplanit të udhëtarëve

Fjala ishte për një aeroplan të vogël privat gjerman i cili nuk u ishte paraqitur fare kontrollorëve të fluturimeve

Në Aeroportin e Cyrihut (Kloten) ka ndodhur të premten një aksident që për fat ka kaluar pa pasoja. Një aeroplan udhëtarësh është detyruar ta ndërpresë aterrimin për shkak se në hapësirën e fluturimit që i takonte atij ndodhej një fluturake e vogël pa pasur leje për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të aeroportit, raporton srf.ch.

Fjala ishte për një aeroplan të vogël privat gjerman. Sipas përgjegjësve, ai nuk u ishte paraqitur fare kontrollorëve  të fluturimeve dhe po ashtu nuk kishte kontaktin e nevosjhëm me kontrollin e fluturimit.

Shoqata e kontrollorëve “Aerocontrol” ka kërkuar nga qeveria e Zvicrës që sektorit të fluturimeve të afërta të aeroportit të Cyrihut t`i mundësohet një strukturë më e thjeshtë. Ajo duhet të jetë e kuptueshme edhe për pilotët që fluturimin e kanë hobi.