Uncategorized
Aeroplani aterron urgjentisht në Sofia, pasagjerët në pritje për t`u nisur drejt Zvicrës
Një aeroplan i kompanisë ajrore Corendon Airlines fluturonte nga Antalya drejt Zürich, por mesa duket ka hasur në probleme, shkruan “20min”. Aeroplani ka fluturuar lartësi të përgjysmuar në pesë kilometra, nga rreth dhjetë që është normalja, ndërsa piloti ka harkuar për të ateruar në aeroportin e Sofies.
Pasagjerët e aeroplanit theksojnë se një gjë të tillë kurrë nuk e kishin përjetuar dhe menduan se aeroplani po ulet pingul në tokë. “Papritur ranë maskat e oksigjenit,” tha një pasagjer, transmeton albinfo.ch. Udhëtarëve ju kërkua që ti mbajnë për “arsye sigurie”. Disa pasagjerë u ankuan për dhimbje veshësh.
Kompania Corendon nuk ka dhënë detaje për aksidentin, ndërsa pasagjerët presin në aeroport për një fluturim tjetër drejt Zürich-ut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind