Lajme
Aeroplani A220 i nisur për Mallorca detyrohet të kthehet në Gjenevë
Një zëdhënëse e kompanisë Swiss ka thënë për mediat se stafi kishte vendosur kthimin mbrapa, pasi Swis “nuk ka mekanik të punësuar në Mallorca”
Sërish probleme me aeroplanët A220 të komopanisë ajrore zvicerane Swiss. Pas një serie të avarive që kanë pasur javëve të kaluara dhe pas tërheqjes për ritestim javën e kaluar të 29 aeroplanëve të këtij tipi (A220), një aeroplan i tillë shkaktoi edhe një kokëçarje. Kësaj radhe jo për probleme në motor, por për alarmuesit e ngrohtësisë, shkruan “24 Heures”.
Një aeroplan i nisur nga Gjeneva për në destinacionin e njohur turistik Mallorca, me 20 pasagjerë në bord, ishte ngritur nga Aeroporti i Gjenevës të enjten (dje) në orën 19.08, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë ai u detyrua të kthehej në Gjenevë, ku aterroi rreth orës 20.25.
Një zëdhënëse e kompanisë Swiss ka thënë për mediat se stafi kishte vendosur kthimin mbrapa, pasi që Swis “nuk ka mekanik të punësuar në Mallorca”.
Siç është shkruar tashmë edhe në albinfo.ch, javën e kaluar, si rezultat i tërheqjes së 29 fluturakeve të përmendura ishin anuluar 100 fluturime, ndërsa nga kjo ishin prekur rreth 10.000 pasagjerë të Swiss-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër Do të ketë disa ndryshime ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kryesorja do të...
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut