Lajme
Adriana Sherifi, shqiptarja që kandidon për Këshillin bashkiak të Linz-it
Një tjetër qytet i madh në Austri që do të mbahen zgjedhjet të dielën është edhe qyteti i Linz-it. Në garën për Këshillin bashkiak është edhe shqiptarja Adriana Sherifi. Ajo kandidon nga radhët e Partisë Social–Demokrate (SPÖ)
Në disa qytete dhe komuna në Austri do të mbahen zgjedhjet e reja më 26 shtator. Përpos Gracit, zgjedhje do të këtë edhe në Oberösterreich (Austrinë e Epërme). Një tjetër qytet i madh në Austri që do të mbahen zgjedhjet të dielën, është edhe qyteti i Linz-it. Në garën për Këshillin bashkiak është edhe shqiptarja Adriana Sherifi. Ajo kandidon nga radhët e Partisë Soical–Demokrate (SPÖ).
Adriana njihet në Linz si një udhëheqëse e disa shoqatave shqipare si dhe aktiviste e dalluar për të drejtat e të huajve, sidomos e grave në Austri dhe rrethinën e Linz-it, raporton albinfo.at.
“Të votosh është më shumë se një e drejtë. Të votosh është të kesh zë dhe zëri yt të dëgjohet. Të votosh është të jesh ti ai që vendos për vete dhe për vendin ku jeton. Bëje votën tënde të vlejë për të ardhmen. TI ZGJEDH, TI VOTON!”, ka shkruar Adriana në faqen e saj në Facebook.
Më pas kandidatja shqiptare me prejardhje nga Mitrovica ka vazhduar duke kërkuar që më 26 shtator të gjithë (ju me të drejtë vote) t’u drejtoheni qendrave të votimit dhe të hidhni votën aty ku mendojnë se do t’ju shërbejë më së miri.
“Më 26 shtator, ne, shqiptarët krenarë, të besës dhe të nderit, kemi mundësinë të tregojmë se kemi zënë mend dhe nuk blihemi me lëmoshë. Ka ardhur momenti që të gjithë së bashku ta përdorim votën si të vetmen mburojë dhe armë që kemi. Më 26 shtator, të gjithë t’u drejtohemi qendrave të votimit me mendimin e vetëm që votën do ta hedhim aty ku ne mendojmë që do të na shërbejë më mirë!, ka shtuar ajo. “Jetët tona marrin fund ditën kur ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi, prandaj dilni dhe votoni”, thotë Adriana Sherifi.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim