Integrimi
Fondacioni ‘Vjosa’ do t’ua lehtësojë jetesën adoleshentëve autikë në Kosovë
Kjo falë iniciativës së arkitektit të suksesshëm shqiptar, Lulzim Behxheti, i cili jeton dhe vepron prej më shumë se 30 vjetëve në Helsinki të Finlandës. "Vjosa" do t’ua lehtësojë jetesën adoleshentëve autikë në Kosovë. Ata synojnë t'i ndërtojnë 30 shtëpi për adoleshentët autikë të Kosovës.
Me krijimin e Fondacionit “Vjosa”, Behxheti e ka filluar këtë iniciativë humanitare për t’u dalë në ndihmë adoleshentëve kosovarë me autizëm.
Në një bashkëbisedim për albinfo.ch, arkitekti Behxheti ka treguar çfarë synon të arrijë me këtë projekt. Ai ka thënë se për fillim do të bëhet ndërtimi i 30 shtëpive për adoleshentët autikë të Kosovës.
Arkitekti Behxheti ka treguar në detaje se si do të bëhet edhe grumbullimi i mjeteve. Projekti i Fondacionit Vjosa tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian dhe se i njëjti projekt do të prezantohet edhe në OKB, gjegjësisht UNICEF.
“Grumbullimi i mjeteve do të bëhet në tri etapa. Nga donacionet në Kosovë, por shumica prej tyre nga jashtë Kosovës dhe kjo falë ambasadorëve të Fondacionit “Vjosa”, që janë Alea Mehaj, Erza Muqolli si dhe Genc Tukiqi. Po ashtu edhe me shitjen e portreteve në një ankand në një gala mbrëmje që do të organizohet në Prishtinë me donacionet online në po atë mbrëmje. Pastaj me donacione individuale online që do të mblidhen përmes një ekspozite që do të bëhet në Bruksel. Kurse faza e dytë e mbledhjes së fondeve do të realizohet përmes projektit “Vjosa Village” që do t’i prezantohet Bashkimit Evropian, gjegjësisht Fondit Zhvillimor, i përkrahur në mënyrë direkte nga Donald Tusk. Po kështu faza e tretë do të realizohet përmes prezantimit të të njëjtit projekt në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht në UNICEF.
Donacionet e fazës së parë do të përdoren për ngritjen e Vjosa Village. Ndërsa ato nga BE-ja dhe UNICEF-i janë projekte të ndara. Kështu, synoj që t’i ndërtojë tri Vjosa Village brenda një periudhe pesëvjeçare. Secili “Vjosa Village” do t’i ketë nga 30 shtëpi modulare, me nga 41 deri në 55 metra katrorë, si dhe dy shtëpi me nga 100 metra katror që do të shërbejnë për stafin”, ka treguar Behxheti për albinfo.ch.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se ideja e këtij projekti veçse ka filluar që të realizohet dhe pritet të finalizohet gjatë këtij muaji.
“Projekti ideor veçse ka filluar. Synoj që së bashku me “BVG” dhe “DBA”, ta përfundojmë gjatë muajit maj. I njëjti projekt do t’i prezantohet Komunës së Prishtinës për dhënien e truallit të përshtatshëm. Ne preferojmë që ky truall mundësisht të jetë në periferi dhe i gjelbëruar ngase nga këto lloj ndërtimesh tona kanë fare pak impakt në natyrë. E gjithë kjo falë teknologjisë sonë të avancuar dhe të vlerësuar ku kemi edhe patentimet për këtë gjë. Shtëpitë do të jenë ekogjike dhe me standarde të certifikuara në Finlandë si dhe të pajisura me teknologjinë e sugjeruar nga Shoqata e Autizmit në Finlandë”, shpjegon më tutje Behxheti.
Behxheti ka zbuluar albinfo.ch si do të jetojnë fëmijët nëpër këto shtëpi. Sipas tij, fëmijët do të qëndrojnë 12 deri në 24 muaj dhe do të jenë nën përkujdesin e stafit të specializuar.
“Ideja e këtyre shtëpive është trajnimi i adoleshentëve autikë, të cilët në një afat kohor prej 12 deri në 24 muaj të pavarësohen sa më shumë për jetën e tyre. Adoleshentët do të qëndrojnë aty 12 deri në 24 muaj. Në një shtëpi do të jenë një ose dy adoleshentë, varësisht prej rasteve. Gjatë ditës stafi do të jetë profesionist dhe për çdo adoloshent do të shërbejë një profesionist. Kurse gjatë natës do të ketë staf të kujdestarisë. Stafi do të trajnohet nga Shoqata e Autozmit të Finlandës. Në një kampus do të jenë përafërsisht 30 deri në 45 adoleshentë”, tregoi Behxheti.
Ai ka bërë të ditur po ashtu se pas qëndrimit prej 12 deri në 24 muaj, të rinjtë autikë më pastaj do të dërgohen në banesa kolektive, por që sipas Behxhetit, kjo gjë varet nga fondet.
Behxheti ka treguar për albinfo.ch në detaje si do të funksionojë i tërë kampusi Vjosa, por edhe si do të realizohet ky projekt
Ai dëshiron të sjellë në Kosovë sistemin finlandez të trajtimit të adoloshentëve, duke aplikuar kështu një mundësi qëndrimi e trajtimi deri në 24 muaj, nga ku ata pastaj mundë të largohen në banesa të rregulluara për nevojat e tyre.
“Qëndrimi në këto shtëpi do të jetë 12 deri në 24 muaj për secilin adoleshent. Nga këtu të rinjtë pastaj largohen në banesa kolektive të destinuara dhe dizajnuara për nevojat e tyre. Këto banesa kolektive do të jenë faza e dytë e projektit në varësi nga fondet. Ideja e punës së pavarur të kampusit është se dua të sjell në Kosovë sistemin finlandez të trajtimit të adoleshentëve. Atje punohet kështu: Kampusi menaxhohet nga një menaxher, i cili e shet shërbimin e edukimit në komunën përkatëse. Arsyeja mbrapa kësaj është që shpenzimet e mirëmbajtjes dhe stafit t’i kryejë komuna, ngase kështu puna me adoleshentët është shumëfish më efikase, por edhe komunës do t’i kushtojë shumë më lirë përkujdesi për ta. Plus edhe familja që participon me një shumë fare simbolike. Në këtë mënyrë zinxhiri i përkujdesjes do të jetë VJOSA, komuna dhe familja”, sqaroi Behxheti, shkruan Albinfo.ch.
Sipas arkitektit Behxheti, ideja e tërë kësaj është që përveç Fondacionit Vjosa, komunës dhe adoleshentëve në këtë zinxhir do të jenë të përfshirë edhe prindërit, pra gjatë kohës sa fëmijët do të qëndrojnë në këto shtëpi edhe prindërit e tyre do të angazhohen në planprogramin që e zhvillojnë profesionistët me fëmijët.
Me pak fjalë sipas Behxhetit, në aktivitet e adoleshentëve autik do të përfshihen edhe prindërit, pra edhe prindërit do të jenë pjesë e aktiviteteve që do t’i zhvillojnë fëmijët e tyre në mënyrë që pastaj të jetë gjithçka më e lehtë si për fëmijët autik ashtu edhe për prindërit e tyre.
Pasi që, sipas tij, në këtë mënyrë do të lehtësohet edhe jeta e fëmijëve, por edhe e prindërve. /Albinfo.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës