Bota

Adoleshentja saudite fiton azilin e kërkuar nga Kanadaja

Një adoleshente saudite që iku në Tajlandë pasi që kishte thënë se kishte frikë se familja e saj do ta vriste, ka fituar azilin në Kanada dhe ka udhëtuar gjatë ditës së sotme, tha shefi i emigracionit të Tajlandës për Reuters, përcjell albinfo.ch.

“Kanadaja i ka dhënë azilin asaj”, tha Surachate për Reuters.

Autoritetet kanadeze thanë se nuk mund të konfirmonin se adoleshentes Qunun i ishte dhënë azil në Kanada.

“Ne nuk kemi asgjë të re për ta shtuar tani”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland.

Qunun mbërriti në Bangkok të shtunën dhe fillimisht iu mohua hyrja, por pas një ndalimi të tensionuar 48-orësh në aeroportin e Bangkok, disa prej të cilave ishin të barrikaduara në një dhomë hoteli në sallën e tranzitit, ajo u lejua të hyjë në vend dhe është trajtuar si refugjate nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Qunun ka akuzuar familjen e saj për abuzim dhe ka refuzuar të takojë babanë dhe vëllain e saj.

Rasti i saj ka tërhequr vëmendjen globale ndaj rregullave strikte shoqërore të Arabisë Saudite, duke përfshirë një kërkesë që gratë të kenë lejen e një “kujdestari” për të udhëtuar, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Situata e Qunun-it është shfaqur në një kohë kur Riadi po përballet me një kontroll të jashtëzakonshëm intensive nga aleatët e saj perëndimorë lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor dhe mbi pasojat humanitare të luftës së saj në Jemen.