Bota
Adoleshentja palestineze arrestohet pasi goditi me shuplakë ushtarin izraelit
Ushtria izraelite ka arrestuar një 17-vjeçare palestineze të martën, pasi një video në të cilën ajo shihej teksa godiste një polic izraelit u bë hit në internet.
E incizuar të premten, video tregon Ahed Tamimin dhe një adoleshente tjetër palestineze teksa u afrohen dy ushtarëve izraelitë dhe më pas i godasin ata. Në një video tjetër shihet se vajzat kërkojnë nga ushtarët të lirojnë shtëpitë e tyre në fshatin Nabi Saleh. Incidenti ndodhi ditën e përplasjeve në Izrael pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori vendim ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, transmeton Albinfo.ch.
Policia ka arrestuar edhe nënën e Tamimit, ndërsa ka njoftuar se të dyja do të jenë në mbajtje deri të paktën të enjten.
“Policia nuk dha ndonjë arsye për arrestin e saj”, ka thënë babai i Tamimit, Bassem për “AFP”. Ai po ashtu akuzoi forcat e sigurisë në Izrael për shkatërrim të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera elektronike në shtëpitë e tyre.
Tamimi është e njohur për përplasjet me Izraelin. Si adoleshente ajo kishte marrë një ftesë për takim me presidentin turk Recep Tayypi Erdogan, pasi një foto e saj përballë ushtarëve izraelitë ishte parë në gjithë botën.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?