Kuriozitete
Adoleshenti që përgjon miliarderët, i kërkon 50 mijë dollarë Elon Musk për të mos e përgjuar
Jack Sweeney, një 19-vjeçar nga Florida refuzoi ofertën e Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter përmes të cilës gjurmon avionin privat të miliarderit.

ElonJet ka më shumë se 200.000 ndjekës dhe përdor një aplikacion që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e Musk.
Adoleshenti ka shpikur dhjetëra aplikacione të ngjashme që gjurmojnë lëvizjet e personazheve të njohur në botën e teknologjisë, përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Mesazhin e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në botë adoleshenti e kishte marrë në 30 nëntor.
“Mund ta fshish këtë, është rrezik për sigurinë”, i kishte kërkuar Musk adoleshentit.
Pronari i Tesla dhe SpaceX i kishte ofruar Jack Sweeney 5 mijë dollarë në mënyrë që “të shmangte gjurmimin e udhëtimeve të tij nga ndonjë i çmendur”.
Adoleshenti i kërkoi 50 mijë dollarë, të cilat ‘mund të përdorte për shkollën ose ndoshta për të blerë ndonjë Tesla Model 3’.
Por Sweeney i dha miliarderit disa këshilla teknike, duke i treguar një program bllokues që ai mund të përdorte për të kundërshtuar programet e gjurmimit të fluturimeve.
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shpenzon gjysmë milion franga për të mbajtur akses në çipat e AI Zvicra po shpenzon gjysmë milioni franga për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar...
-
Si mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Zvicër?
-
Pushimet shkollore në Gjenevë do të ndryshojnë sërish
-
Zvicër: Shumë shi për momentin dhe kështu do të jetë moti në Pashkë
-
Migros dëshiron të testojë degën 24-orëshe për herë të parë