Lajme

Admir Mehmedi nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës

Sulmuesi i Wolfsburgut, Admir Mehmedi nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet që i luan muajin tjetër në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Wolfsburgu nuk do ta lejojë Mehmedin t’i bashkohet Zvicrës për shkak se sapo është rikthyer nga lëndimi.

Zvicra më 3 shtator luan në udhëtim me Ukrainën, kurse tri ditë më vonë e pret në shtëpi Përfaqësuesen e Gjermanisë. Mehmedi ishte lënduar më 23 maj në ndeshjen kundër Dortmundit kurse ditë më parë është rikuperuar dhe ka filluar stërvitjet me ekipin.

“Admir Mehmedi nuk do të lejohet t’i bashkohet Zvicrës për ndeshjet e muajit shtator për shkak se sulmuesi sapo është rikthyer nga lëndimi dhe po punon për të gjetur formën fizike”, ka shkruar “Sportbuzzer.de”/Koha