Ekonomi
Administrata Tatimore: 35.5 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar ta rrisë nivelin e performancës së të hyrave edhe për periudhën janar- shtator 2019, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në terren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë joformale.
Për periudhën e lartcekur, ATK njofton se ka arritur të mbledhë 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
“Kontributet pensionale janë në vlerë prej 132.9 milionë euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute. Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milionë euro. apo 16 për qind më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit, do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht krijim të barazisë në treg. Veç kësaj, rëndësi të madhe ka rritja e komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet, të cilat i kanë ndaj Administratës Tatimore. Me një qasje të ngjashëm si kjo, ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.
Në fund, ATK thotë se misioni i agjencisë është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për zbatimin e ligjeve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun