Kosova

Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë

Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbimet e gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha:

Të dashur bashkatdhetarë,

Shërbimet po kujdesemi t’i merrni në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.

Ajo tregoi se administrata në Gjilan ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, tha Arbenita Sopi Haziri.

Drejtoresha theksoi se i mirëpresin bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.