Bota

Acar edhe në Gjermani

Sipas meteorologëve të dielën është regjistruar nata më e ftohtë e këtij dimri

Moti i ftohtë ka përfshirë edhe Gjermaninë, duke u regjistruar temperatura mjaft të ulëta.

Sipas meteorologëve të dielën është regjistruar nata më e ftohtë e këtij dimri, përcjell albinfo.ch.

Stacioni i motit në Zugspitze, në malin më të lartë të Gjermanisë me 2 962 metra, ka regjistruar temperaturën prej -27 gradë Celsius, që ishte nata më e ftohtë këtë dimër në Gjermani.

Shkurti është muaji më i ftohtë i vitit, derisa temperatura mesatare janë prej -11.4 C.

Por, edhe në vendet tjera temperaturat ishin nga -10 deri në -15 gradë Celsius, në pjesën më të madhe të jugut dhe në lindje të Gjermanisë.

Në verilindje të vendit temperaturat ishin pa më të larta, por kishte dëborë, derisa Hamburgu u zgjua i bardhë.

Shërbimi Meteorologjik i Gjermanisë (DWD) ka parashikuar se ftohtë do të jetë deri të martën në mbrëmje.