Integrimi
ABSM fillon kurset e gjuhës dhe të integrimit

Qendra per Arsimim dhe Integrim dhe Arsimim të të huajve ABSM në Bazel, në kuadrin e ofertës së saj të pasur, fillon këto ditë kurset e gjuhës gjermane dhe ato të integrimit. albinfo.ch në vazhdim prezanton në hollësi karakteristikat e këtyre kurseve dhe atë çka ofrojnë ato.
Aspecta – Kurse të gjuhës gjermane dhe integrimit për gratë me përkujdesje për fëmijë
Në kursin i cili organizohet vetëm për gra ju do të zgjeroni aftësitë gjuhësore e po ashtu do të forconi besimin tuaj për tu integruar dhe ambientuar në jetën e përditshme në Zvicer. Nivelet A1 / A2 / B1 / B2
Konkret – Kurse të gjuhës gjermane dhe integrimit për adoleshentë dhe te rritur
Në këtë kurs ju do të zgjeroni aftësitë gjuhësore e po ashtu do të forconi besimin tuaj per tu integruar dhe ambientuar në jetën e përditshme në Zvicër. Kursi është I hapur po ashtu edhe për të interesuarit e tjerë. Nivelet A1 / A2 / B1 / B2.
Takimi – Kurse të gjuhës gjermane dhe integrim për gratë shqip-folëse me fëmijë
Nën drejtimin e një mësuesi gjermanisht-shqipfolës ju do të aftësoheni me njohuritë e nevojshme që kanë të bëjnë me jetën e përditshme në Zvicër dhe po ashtu do të aftësoheni të vetëveproni në ambiente gjermanishtfolëse. Niveli A1.
Mirësevini- Kurse të gjuhës gjermane për të sapoardhurit me përkujdesje për fëmijë
A jeni zhvendosur kohët e fundit në Bazel? Atëherë ju mund t`i ndiqni 80 orë të gjuhës gjermane pa pagesë me kuponin të cilin ua jep kantoni. Përveç mësimit të gjuhës gjermane ju po ashtu merrni njohuri për jetën ne Bazel dhe zonën rreth tij. Nivelet A1 / A2 / B1 / B2.
Kurse të gjuhës gjermane – kurs komunikimi nga fide me përkujdesje për fëmijë
Praktikoni gjermanishten në ambiente interaktive (psh. në kërkim te apartamentin, intervistë pune) dhe krijo vetëbesim për tu përballur me situata të ndryshme gjatë ditës. Niveli A1 / A2 / B1 / B2.
PC- kurse kompjuterike për azilkërkuesit
Ky kurs ju jep mundësinë që të fitoni apo të përmirësoni njohuritë tuaja në kompjuter. Kryesisht mësimi do të mbahet në gjuhën gjermane.
Kujdesi për fëmijë / grupi I lojërave për zhvillim të gjuhës
Paralelisht me kurset e gjuhës gjermane ne kujdesemi edhe për fëmijët e moshave 6 muajsh deri 6 vjeç. Grupi i lojërave është i hapur gjatë ditëve të javës, në mëngjes dhe pasdite. Aty fëmijët mund të luajnë, të bëjnë punime dore dhe të bëjnë shëtitje. Gjithashtu, mësuesit i inkurajojnë fëmijët qe të praktikojnë dhe të përmirësojnë aftësitë në gjuhën gjermane.
Programi i obliguar “Gjermanishtja para kopshtores”
Për fëmijët ne ofrojmë klasat e hershme të cilat janë të obligueshme për gjermanisht (kantoni Basel-Stadt) një vit përpara kopshtores. Ne i inkurajojmë ata që gjatë lojërave të ndryshme të flasin gjermanisht.
Me muzikë përtej gjuhës gjermane
E RE, prej janarit 2017! Dëshironi që fëmija juaj të zbulojë botën e muzikës dhe të gjuhës gjermane? Regjistrojini tek ne! Fëmijët e kopshtit dhe ata të klasës së parë do të eksperimentojnë me muzikë, do të këndojnë dhe bëjnë ritme të ndryshme me gjuhën gjermane dhe gjatë lojës ata do ta përmirësojnë komunikimin gjuhësor.
Ausbildungs- und Beratungsstelle für Migrantinnen und Migranten – ABSM
www.absm.ch; tel: +41 61 361 85 88; E-Mail: office@absm.ch / info@absm.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Gusht 2016
- Ora08:00
- LokacioniBazel
- Data e përfundimit11 Gusht 2016 - 20:00
E-Diaspora
-
Promovim librash dhe koncert me piano Promovohen dy libra të Lirim Begzatit dhe jepet një koncert në piano, i mjeshtrit, Leutrim Aliji...
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran me sezon rekord dimëror, rritje e vizitorëve të huaj Sezoni dimëror 2024/25 ka qenë një sukses për turizmin zviceran, falë kushteve të shkëlqyera të borës...
-
Rriten pasuritë e ngrira ruse në Zvicër
-
Zvicër: Ndryshimet në ligjin për drejtësinë për të miturit hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025
-
Video: Erërat e forta shkaktojnë probleme në Aeroportin e Cyrihut
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut kundërshton heqjen e “pasurive kulturore raciste”