Futboll
Abrashi, luftëtari i madh rikthehet te kuqezinjtë
Amiri ka 50 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar një gol, derisa ishte edhe në “Francë 2016”
Amir Abrashi rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Trajneri Silvinjo e ka përfshirë në listën prej 27 futbollistëve, ku në fund do të largohet një nga ta. Pa dyshim që befasia ka qenë ftesa e Amir Abrashit, një futbollist që gjithmonë ka dhënë maksimumin për kombëtaren e Shqipërisë në 11 vjet sa ka luajtur për “kuqezinjtë”.
Abrashi nuk ishte ftuar në muajt e fundit, por tani Silvinjo e ka ftuar dhe ka arsyetuar ftesën që ka bërë për kapitenin e skuadrës zvicerane Grasshoppers, transmeton albinfo.ch.
“Abrashi është një lojtar me shumë eksperiencë. Është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Euro 2016 dhe ai ka një grintë, ka bërë gjithmonë mirë me Kombëtaren. Ai është në formë shumë të mirë dhe do të na ndihmojë shumë në Evropian”, tha Silvinjo.
Amiri ka 50 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar një gol, derisa ishte edhe në “Francë 2016”.
Ai njihet si një luftëtar i madh në fushë. Abrashi ka lindur në Bischofszell të Zvicrës. Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës, nga në vitin 2013 vendosi t’i bashkohet kuqezinjve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik