Kosova
Abetarja e përbashkët fshin kufijtë Shqipëri-Kosovë
Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, me rastin e përurimit të abetares së përbashkët me Kosovën, tha se ajo do të fshijë kufijtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, ndonëse të gjithë ishin skeptikë që mund të realizohej për tetë muaj, arritëm të jetësojmë abetaren.
“Unë besoj se një ndër punët më të bukura që kemi bërë, mes të gjithë punëve të tjera, është kjo abetare. Fëmijët tanë do të mësojnë me tekstin e njëjtë të gjuhës së bukur shqipe. Shumë njerëz ishin skeptikë që brenda 8 muajsh do ta realizonim një abetare të re, por ja që kur ka vullnet dhe bashkëpunim të mirë, asgjë nuk është e pamundur”.
“Një abetare jo vetëm e re, por edhe më cilësore. Kjo abetare nuk është vetëm libri i parë, por kjo abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë – sepse jemi një komb, kemi një gjuhë.
“Gjuha shqipe do të mësohet tani në Universitetin e Harvardit. Sfida për ta ruajtur gjuhën shqipe, në një kohë kur gjuhët e huaja janë bërë të domosdoshme për shkollim dhe punë, është sfidë e të gjithë ne mësuesve. Kjo sfidë fillon që në klasë të parë me abetare”.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë