Kosova

Abelard Tahiri niset drejt Hagës

Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Kohë më parë, vetë Tahiri, anëtar i PDK-së, kishte konfirmuar se ishte ftuar nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Siç kishte thënë, gjykata me seli në Hagë e kishte thirrur për t`i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.

Javën e shkuar, Specialja e ftoi për intervistë edhe shefin e partisë së Tahirit, Kadri Veselin.

Ky i fundit do të paraqitet para kësaj gjykate më 4 dhjetor, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.