Bota
Abe fiton zgjedhjet në Japoni
Ekspertët mendojnë se fitorja e kryeministrit i detyrohet në një farë mase Koresë së Veriut
Manovra e tij politike rezultoi e suksesshme dhe kryeministri japonez Shinzo Abe duket se është fituesi i qartë i zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës.
Ishte ai vet që i kërkoi zgjedhjet e parakohshme me shpresën të siguronte një mandat më të fuqishëm për reforma e për t’u përballur me krizat në vend, përfshirë rrezikun në rritje nga Peniani. Mediat japoneze thonë se koalicioni qeverisës i Abes ka marrë dy të tretat e vendeve në Parlament, çka i jep dorë të lirë për të amenduar Kushtetutën pacifiste të pasluftës. Premtimi i parë i tij në vazhdën e triumfit në zgjedhje ishte të merrej me Korenë e Veriut.
“Siç u zotova gjatë fushatës, detyra ime më urgjente është menaxhimi i situatës me Penianin. Për këtë nevojitet një diplomaci e fortë. Bëhet fjalë për një krizë kombëtare e cila nuk pret”, tha Abe.
Ekspertët mendojnë se fitorja e kryeministrit i detyrohet në një farë mase Koresë së Veriut. Vetëm dy muaj më parë, popullariteti i tij kishte marrë të tatëpjetën pas përfshirjes në dy skandale politike, por gjithçka ndryshoi pas dy raketave që vendi komunist lëshoi drejt ishullit të Hokaidos kohët e fundit. Sondazhet tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e Abes si zgjedhjen më të sigurtë, ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të fqinjit problematik.
Fitorja në zgjedhjet e parakohshme, me shumë gjasë do t’i sigurojë Abes edhe një mandat tjetër 3-vjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?