Kosova

Abdixhiku thirrje mërgatës: Regjistrohuni, vota juaj është vetë ndryshimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka falenderuar të gjithë personat që janë regjistruar deri më sot.

“Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën. Për çdo informim, pikat tona kontaktuese i gjeni në faqet tona zyrtare; gjersa në Kosovë, zyret e degëve tona do të jenë të hapura gjatë gjithë vikendit – të fundit për regjistrim. Regjistrohuni! Sepse vota juaj është vetë ndryshimi!”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.