Kosova
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për takim konsultativ nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se një takim i tillë do të cenonte rëndë dinjitetin njerëzor dhe politik të LDK-së, raporton albinfo.ch.
Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se LDK nuk udhëhiqet nga inati, por nga parimet, dinjiteti dhe fjala e dhënë. Ai kujton gjuhën fyese dhe përçarëse që, sipas tij, është përdorur vazhdimisht nga VV dhe zyrtarët e saj ndaj LDK-së, duke përmendur shprehje të tilla si “hajvanat”, “mbytja e LDK-së” dhe “bashkëpunëtorë të Serbisë”.
“Sado që ne besojmë në dialog dhe komunikim, një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik,” deklaroi Abdixhiku.
Ai nënvizoi se LDK i qëndron besnike fjalëve dhe qëndrimeve të dhëna para, gjatë dhe pas fushatës, dhe nuk do të devijojë nga ato parime për interesa momentale politike, transmeton albinfo.ch.
Kreu i LDK-së gjithashtu konfirmoi se partia e tij do ta mbështesë procesin e konstituimit të Kuvendit më 15 prill, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë pengesë nga ana e tyre. Ai ritheksoi njohjen e të drejtës legjitime të partisë së parë për të formuar qeverinë, por edhe të drejtën e secilës palë tjetër për të ndërtuar shumicë në rast të dështimit.
“Fjalët kanë peshë – dhe besa jonë ndaj qytetarëve tanë është e shenjtë,” përfundoi Abdixhiku, duke e bërë të qartë se LDK nuk do të marrë pjesë në takime që, sipas tij, bien ndesh me parimet dhe integritetin e saj politik, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë Aksidentet me trotinetë elektrikë shpesh përfundojnë me lëndime në kokë, fytyrë ose pjesën e sipërme të...
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm
-
Konsumi i vezëve në Zvicër arrin kulmin – kërkesa më e lartë se kurrë më parë