Kosova

Abdixhiku në pritje të përgjigjes së VV-së

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke pritur konfirmim nga Kryetarii i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani për t’u takuar të premten, përcjell albinfo.ch.

“Ne po presim për konfirmimin e takimit e së premtes. Do jemi konstruktiv në frymën themeltare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do t’i dërgojmë letër edhe zyrtarisht, propozimi ynë është për të premten”, ka deklaruar ai.

Në ditën e parë pasi mori detyrën e të parit të LDK-së, Abdixhiku, ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.