Kosova

Abdixhiku i kërkon Kurtit dorëheqjen si kusht që vendi të shkojë në zgjedhje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e sotme në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së kritikoi qeverinë Kurti, ku kërkoi dorëheqjen e qeverisë që vendi të shkojë pastaj në zgjedhje.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e paperspektivë. Sot teksa qëndrojmë këtu në një udhëkryq kritik të vendit, shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”, ka thënë Abdixhiku.

LDK, siç u shpreh Abdixhiku, refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshme dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja, e pastaj shpërbërja”, ka thënë Abdixhiku.

Ai pati edhe një mesazh të tërthortë për PDK-në që kishte pranuar të takohet me kryeministrin Kurti ditë më parë.