Të tjera
Abazoviq: Të shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë
Presidenti i Lëvizjes Civile (GP) URA, Dritan Abazoviq, pohoi se do të votonte për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë, transmeton albinfo.ch.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se propozimi për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, nuk ishte një propozim i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), por i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviq. Ai theksoi se nuk kishte asnjë informacion se Leposaviq do të jepte dorëheqje të premten, duke deklaruar se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse Kryeministri do t’ia kërkonte atë.
Ai vuri në dukje se do të votojë për shkarkimin e Leposaviqit, por pret të japë dorëheqje vetë, raporton rtcg.
Ndryshe, Lepozaviq ka mohuar se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnjë e Hercegovinë, gjersa ka pohuar se edhe Tribunali i Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih