Zhvillim
Abazoviç votohet të enjten për kryeministër të Malit të Zi
Kryeministri i mandatuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka dorëzuar programin qeverisës në parlament.
Seanca e Kuvendit, ku mes tjerash edhe do të formohet qeveria e re, është caktuar për enjten në ora 12 në Cetinje, shkruajnë mediat malazeze.
Abazoviç vuri në dukje se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.
Ai tha se Malit të Zi mbi të gjitha ka nevojë për stabilitet politik dhe social.
“Detyra e këtij brezi politikanësh është që të punohet për një kompromis për interesat e përgjithshme shoqërore, në dobi dhe jo në dëm të qytetarëve tanë. Vetëm me mirëkuptim reciprok, respekt dhe gatishmëri për të vënë interesin shtetëror para atij personal dhe partiak ky shtet mund të ecë përpara”.
“Prandaj shteti i së drejtës dhe zhvillimi ekonomik do të jenë dy shtyllat kryesore të qeverisë së re.Ato bartin pesë drejtime prioritare të veprimit dhe ato janë: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimi Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit dhe afirmimi i fëmijëve dhe të rinjve”, thuhet në ekspozeun e tij.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










