Shkurt.ch

Aargau, më i ashpër ndaj azilkërkuesve

Në Kantonin e Aargaut gjatë këtij viti është shënuar një shtim për 30 për qind i delikteve të grabitjes dhe të vjedhjes

Kantoni Aargau ka vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj azilkërkuesve të përfshirë në veprime kriminale. Ndër masat konkrete që ka marrë ky kanton është patrullimi më i madh dhe më i shpeshtë i policëve në sheshet publike dhe në vendet rreth qendrave për strehim të azilkërkuesve.

Me masa të tilla, besohet se do të ketë më pak delikte dhe ngacmime të kryera nga azilkërkuesit, thonë autoritetet.

Një masë tjetër që do të ndërmerret është që kryesit e veprave penale të dënohen me procedura më të shpejta.

Në Kantonin e Aargaut gjatë këtij viti është shënuar një shtim për 30 për qind i delikteve të grabitjes dhe të vjedhjes në krahasim me një vit më parë.

Sipas organeve ndjekëse, në shumicën e rasteve këto delikte janë kryer nga azilkërkuesit veriafrikanë dhe nga turistët kriminelë.