Tematike
Aargau: Kosovari shkakton aksident me dëm prej 80.000 frangash
Nga aksidenti të plagosur lehtë mbetën tre persona. Prokuroria ja sekuestron lejen e qarkullimit shoferit nga Kosova, shkruan blick.ch.
Në Unterentfelden të kantonin Aargau ka ndodhur një aksident ditën e sotme, e martë. Një 28 vjeçar nga Kosova ishte duke udhëtuar me veturën e tij Polo GTI, kur humbi kontrollin në një nga lagjet e qytetit. Vetura hipi në trotuar dhe më pas në kopshtin e një shtëpie private, duke u përplasur me dy pemë të vogla, ndërsa më pas u përplas edhe me dy automjete të parkuara. Dëmi i përllogaritur shkon 80.000 franga, ndërsa gjatë aksidentit, krahas 28 vjeçarit ndodheshin edhe dy bashkëudhëtarë. Të tre personat në bord mbetën të plagosur lehtë, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë zvicerane, shoferi kishte sasi të konsiderueshme alkooli në gjak 0.7 mg/l. Hetimet vijojnë për të sqaruar saktë shkakun e aksidentit. Fillimisht prokuroria e Lenzburg-Aarau ja ka sekuestruar lejen e qarkullimit kosovarit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme