Shkurt.ch

Aargau: Ashpërsohet politika e azilit

Autoritetet në Aargau janë përcaktuar për një qasje më të ashpër ndaj azilkërkuesve delinkuentë dhe turistëve kriminelë. Kështu, qeveria e këtij kantoni ka vendosur që në të ardhmen të ashpërsojë kontrollet policore dhe të angazhojë prokurorë specialë. Këta të fundit do të ishin në gjendje që delinkuentët e kapur të huaj dhe azilkërkues t`i gjykojnë me procedurë të shkurtuar.

Veç kësaj, duhet përforcuar rrjedha e informatave në mes të policisë, autoriteteve të drejtësisë dhe shërbimit social. Synim i këtyre masave që të bëhet koordinimi i të dhënave lidhur me delinkuentët e shumëfishtë, recidivistët.

Numri i delikteve të vjedhjes në kantonin Aargau gjatë vitit 2011 është shtuar për 30% në krahasim me 201. Ndërsa numri thyerjeve dhe vjedhjeve në vetura është rritur madje për 150%.