Kosova
AAK kërkon hetim të pavarur ndaj kryeministrit të Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas deputetes së këtij subjekti, Time Kadrijaj, u shërben agjendave armiqësore.
“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti u shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – SHBA-në, që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rusë? Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës”, ka shkruar ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?