Kosova

AAK dorëzon në kuvend projekt- rezolutën për shtesat e fëmijëve në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, projekt- rezolutën për shtesat e fëmijëve në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie dhe Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se AAK është e dedikuar për politikat familjare.

“Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.

“Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj.