Bota

A u jepen refugjatëve smartfonë falas?

mbrapa këtyre lajmeve qëndrojnë burime dhe faqe interneti që përhapin teori të ndryshme komploti

 

Një lajm që po qarkullon diteve të fundit në mediet sociale si në facebook dhe youtube ka ngjallur një irritim te publiku gjerman. Sipas tij, refugjatëve të ardhur në Gjermani dhe në Austri po u jepen smartfonë dhe kartela telefoni falas. Këto lajme mbështeten në burime të ndryshme, kryesisht austriake.

Siç bën të ditur portali mimikama.at pas hulumtimit që ka bërë, mbrapa këtyre lajmeve qëndrojnë burime dhe faqe interneti që përhapin teori të ndryshme komploti dhe merren me tema të tjera të kota.

Pandaj, pohimet e tilla mbi dhurimin e telefonëve nuk qëndrojnë. Por, nga ana tjetër, është fakt se refugjatëve u janë dhuruar kartela telefoni. Mirëpo kjo ka ndodhru vetëm në kuadrin e një aksioni të një operatori dhe jo nga ana e shtetit.