Lajme
A shpërndau TikTok dezinformata rreth konfliktit mes Izraelit e Hamasit?
BE ka kërkuar nga TikTok dhe Meta që të japin informacion në lidhje me përhapjen e keqinformimeve në platformat e tyre në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza.
BE-ja është e shqetësuar për përhapjen e mundshme të përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme, dhe gjuhës së urrejtjes, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
“Ne do të publikojmë raportin tonë të parë të transparencës, ku do të përfshijmë më shumë informacion në lidhje me punën tonë të vazhdueshme për të mbajtur të sigurt komunitetin tonë evropian”, tha një zëdhënës i TikTok-ut.
Kërkesa e fundit e BE-së vjen një javë pasi ajo kontaktoi X, të njohur më parë si Twitter, për të njëjtat shqetësime.
Nga ana e tij X tha në atë kohë se kishte hequr qindra llogari të lidhura me Hamasin nga platforma.
Firmat e mediave sociale kanë parë një rritje të dezinformatave në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë imazhe të modifikuara dhe video të etiketuara gabimisht.
Mosrespektimi i DSA-së mund të rezultojë në gjoba deri në 6% të xhiros globale të një kompanie, apo edhe pezullim të platformës.
Brukseli e ka bërë një kërkesë të ngjashme javën e kaluar edhe ndaj platformës së Elon Muskut, X- e njohur deri më tani si Twitter.
Komisionari evropian, Thierry Breton, ka thënë se tri platformave, plus YouTube-it, u janë dërguar letra paralajmëruese, duke i vënë në pah rreziqet që u kanosen nga lufta.
Meta, e cila e ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se “e ka një sistem të mirëkrijuar për identifikim dhe zbehje të rreziqeve gjatë krizave, duke e mbrojtur lirinë e shprehjes”.
TikTok nuk ka reaguar ende lidhur me këtë kërkesë.
Lufta Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit e kanë sulmuar tokën izraelite dhe Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupin militant.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 3.785 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur.
Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz./BBC
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës