Ukraina
A po zbehet mbështetja për refugjatët ukrainas?
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin se mbështetja për refugjatët ukrainas mund të zbehet për shkak të ngadalësimit ekonomik, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo vjen për shkak që ky ngadalësim prek sidomos familjet e varfra dhe po ashtu për shkak të ndikimit të propagandës ruse.
Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, tha se mbështetja për 4 milionë refugjatë ukrainas është e qëndrueshme, por ajo shtoi se në një raport të posaçëm është shfaqur, siç tha ajo, ‘lodhje e solidaritetit’, përcjell albinfo.ch.
“Kriza e kostos së jetesës ka nisur të prekë familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta në shoqëritë që kanë pranuar refugjatët, ku propagada ruse mund të jetë më e suksesshme”, tha në raport këshilltari i BE-së për Ukrainën, Lodewijk Asscher.
Mes tjerash u tha që propaganda ruse mund të ndikojë në këtë aspekt. “Presidenti rus, Vladimir Putin, ka interes të madh që të ndikojë në opinionin publik lidhur me personat që janë larguar nga Ukraina. Diskursi për refugjatët mund të përdoret si armë për të krijuar ndarje brenda BE-së”, tha Asscher, duke nënvizuar një rritje të fushatave dezinformuese, shkruan REL.
Komisionarja Johansson tha se kjo ishte lëvizja më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në BE aplikohet direktiva për mbrojtje të përkohshme që mundëson që ukrainasit të strehohen dhe të marrin ndihmë tjetër, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje