Lajme
A po vie fundi i Bitcoin?
Më 15 nëntor, Rezerva Federale e Nju Jorkut njoftoi një program pilot 12-javor në partneritet me bankat më të mëdha tregtare për të testuar fizibilitetin e një monedhe digjitale të bankës qendrore amerikane.
Sipas Reuters, “Piloti do të testojë se si bankat që përdorin versionin digjital të dollarit në një bazë të dhënash të përbashkëta mund të ndihmojnë në përshpejtimin e pagesave.”
Bankat e përfshira në programin pilot përfshijnë BNY Mellon, Citi, HSBC, Mastercard, PNC Bank, TD Bank, Truist, US Bank dhe Wells Fargo. Ofruesi global i shërbimit të mesazheve financiare SWIFT po merr pjesë gjithashtu “për të mbështetur ndërveprimin në të gjithë ekosistemin financiar ndërkombëtar”.
Programi do të testojë një ‘platformë të parave digjitale’ në thelb të kontrolluara dhe rregulluara nga shteti, krejt e kundërta kjo e sistemit të de-centralizuar të tregut revolucionar dhe të parë të llojit të tij të kriptovalutave, i cili bëri debutimin e tij të parë me monedhën Bitcoin të autorit anonim Satoshi Nakamoto.
Në deklaratat e tij të pakta publike, Nakamoto ka thënë se një nga qëllimet e krijimit të kësaj monedhe të re digjitale ishte pikërisht ofrimi i një alternative ndaj tregut të centralizuar të kontrolluar nga qeveria, në vetvete një sistem tërësisht i ri ekonomik.
Tani le t’i lëmë termat tenike mënjanë, për të kuptuar realisht çfarë po ndodh me dollarin amerikan dhe çfarë e shtyu qeverinë amerikane drejt kësaj lëvizje drastike pas vitesh të tëra që ajo i kishte shpallur një lloj lufte të hapur kriptovalutave duke i akuzuar ato si forma të lehta për të pastruar paratë apo për të kryer aktivitete të jashtëligjshme pa u kapur.
Tashmë duket se SHBA-të kanë shpallur një tjetër ‘luftë´ por këtë radhë ata i kanë shpallur ‘luftë’ parasë cash, apo parasë së thatë – dhe me gjithë avantazhet që një botë pa cash sjell, ajo mund të jetë gjithashtu tejet problematike. Kjo sepse ne e kemi tashmë një shembull që ka eksperimentuar me këtë, dhe ajo është Kina.
Dollarët digjitalë do të ishin të ngjashëm me Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. Ato do të ekzistonin si kartëmonedha ose monedha virtuale të mbajtura në një portofol digjital në kompjuterin ose smartfonin tuaj. Dallimi midis një monedhe digjitale qeveritare dhe Bitcoin është se vlera e monedhës digjitale mbështetet dhe kontrollohet nga shteti, ashtu si monedha tradicionale fiat.
“Një dollar digjital i mbështetur nga Rezerva Federale do të siguronte më pas shumë nga përfitimet e mbrojtura nga kriptovalutat, por pa luhatjet e tyre të egra të çmimeve dhe tarifat e përdorimit. Në teori, një dollar digjital do të bashkonte aspektet më të mira të monedhave fizike dhe digjitale për amerikanin mesatar”, lexon një raport i Business Insider.
‘Ana e errët e parave digjitale’
Monedhat digjitale të emetuara nga qeveria po shiten me premtimin për të ofruar një alternativë të sigurt dhe më të përshtatshme ndaj parave fizike. Por ato kanë edhe një anë më të errët – mundësinë e kontrollit masiv.
Në themel të lëvizjes drejt monedhës digjitale të qeverisë është “lufta kundër parave të thata”. Eliminimi i parave të thata krijon potencialin që qeveria të gjurmojë dhe madje të kontrollojë shpenzimet konsumatore deri në detaj, dhe do ta bënte edhe më të lehtë për bankat qendrore përfshirjen në politika monetare manipuluese si normat negative të interesit.
Imagjinoni sikur të mos kishte para. Do të ishte e pamundur të fshihej edhe transaksioni më i vogël nga sytë e qeverisë. Diçka aq e thjeshtë sa udhëtimi juaj në mëngjes në kafenenë e lagjes nuk do të ishte më sekret nga zyrtarët qeveritarë.
Siç nënvizoi edhe Bloomberg në një raport të botuar së fundmi, kur Kina filloi programin e saj pilot të Juanit dixhital, monedha dixhitale “u ofron autoriteteve të Kinës një shkallë kontrolli që nuk është e mundur kurrë me para fizike”.
Qeveria madje mund të “fikë” aftësinë e një individi për të bërë blerje.
Bloomberg përshkroi se sa kontroll mund t’u japë zyrtarëve dhe vetë qeverisë një monedhë dixhitale.
Këto metoda në Kinë kanë treguar gjithashtu se mund të vendosen kufizime në madhësinë e shumës së disa transaksioneve. Disa kritikë madje shqetësohen se kjo formë pagese mund të imitojë një tjetër aspekt të sistemit kinez, i njohur si ‘kredia sociale’ apo social credit score – i cili vendos qytetarët me sjellje shembullore në ‘listën e bardhë’ për sa i përket privilegjeve madje edhe të drejtave të shumta në shoqëri, ndërsa ata që shihen si njerëz me sjellje më problematike apo kriminale, vendosen në ‘listën e zezë’, kur të drejtat dhe privilegjet i mohohen në nivele të ndryshme sipas dëshirës së qeverisë. Kjo përfshinë bllokimin e llogarisë madje edhe fshirjen e të gjithë totalit, nëse dikush nuk i nënshtrohet sjelljes që qeveria e konsideron të pranueshme.
Të gjitha këto janë frikërat e kohëve ku jetojmë, dhe duket qartë se më shumë informacion nevojitet përpara lëvizjes në sisteme kaq të ndryshme nga ato që jemi mësuar deri më sot.
Kina nuk është e vetmja qeveri që eksploron mundësinë e parave dixhitale. Suedia ka zhvilluar një monedhë dixhitale të sajën. Banka Qendrore Evropiane po bën presion për një euro dixhitale. Dhe guvernatorja e bankës qendrore ruse, Elvira Nabiullina i tha CNBC se monedha dixhitale është “e ardhmja e sistemit tonë financiar”/euronews
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve