Lajme

A po mbyllet Austria për të pestën herë?

Ende pa u bërë një muaj nga hapja totale, Austria po përballet me valën e pestë të korona virusit.

Varianti “Omricon” është përhapur më të madhe në gjithë Austrinë. Brenda 24 orëve të fundit, sipas raportit që është publikuar gjatë ditës së sotme, janë regjistruar 9.761 raste të reja. Gjashtë shtete federale (Lande) të Austrisë tashme gjinden në semaforin e kuq, që do të thotë, konsiderohen si vende me rrezikshmëri të lartë, raporton albinfo.at

Për shkak të situatës nëpër të cilën po ballafaqohet popullata në Austri me virusin “Omicron” ishte paralajmëruar të enjten në orën 11:00 një takim mes qeverisë austriake dhe kryebashkiakëve të rajoneve në Austri, përcjell albinfo.at.  Ende nuk ka asgjë të konfirmuar se çfarë vendimi do të merren, por sipas  disa mediave austriake, një mbyllje totale do të jetë e pashmangshme. Gastronomia është nën ethet e mbylljes, dyqanet shpresojnë se do të vazhdojnë të punojnë, kurse shkollat sipas gjitha gjasave do mbesin të hapura.

 

Pak orë më parë  ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein ka kërkuar që maska FFP2 të mbahet edhe në ambientët e hapura. “ Duhet të mbani një maskë edhe jashtë nëse distance prej dy metrash nuk mund të kontrollohet. Maska FFP2 mbetet ende mbrojtësi më i mirë”, ka thënë ai

Përveç mbajtjes së një maske FFP2, ministri Mückstein ka rekomanduar që sipas mundësive të punohet nga shtëpia (Home office) si dhe të bëhet sa më shpejt vaksinimi përforcues.

Të dhënat aktuale sipas mediave austriake tregojnë se doza e tretë zvogëlon rrezikun nga variant i ri i koronavirusit.

Por, në orët e mbrëmjes gazeta „Krone Zeitung“, vjen me një lajm tjetër. Sipas burimeve të saj, takimi i parashikuar për ditën e enjte, është duke u zhvilluar tani. Sipas burimeve të gazetës, takimi do të vazhdojë deri në orët e vona, por një gjë është e sigurt: Mbyllje nuk do të këtë, transmeton albinfo.at

“Nëse e lini valën e Omikronit të “kalojë” thuajse e pakontrolluar (përveç kufizimeve për personat e pavaksinuar), “përparësia do të ishte që vala të zgjasë më shkurt, por kjo do të nënkuptonte rreziqe shumë më të larta, spitale të mbingarkuara dhe vdekje të shumta”, ka thënë epidemiologu Gerald Garlehner.

Sidoqoftë, albinfo.at do të ju mban edhe nesër të informuar!