Koronavirusi: çast pas çasti
A po fsheh Kina informacionet lidhur me Covid-19?
Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritet për pandeminë e Coronës
Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-cenzurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritetet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jospecifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.
Muajt e fundit grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.
Akuza se Pekini mban të fshehura informacionet
Raportet apo lajmet e ripublikuara nga grupi Terminus2049, p.sh. rreth kohës kur u bë e qartë se virusi SARS-CoV-2 transmetohet nga një person te tjetri, lidhen me sa duket me tema që qeveria kineze i klasifikon si të ndjeshme. Ndër të tjera, Terminus2049 rishpërndau në rrjetet sociale edhe raportin e mirënjohur të mjekut Ai Fen nga Spitali Qendror Wuhan, një nga të parët që njoftoi për shpërthimin e epidemisë së virusit. Qytetarë kinezë si dhe opinioni ndërkombëtar e akuzojnë Pekinin se mban të fshehura dhe hesht për informacione të rëndësishme për virusin Corona dhe shpërthimin e sëmundjes së mushkërive COVID-19, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?