Portrete të firmave
A po bëhen Kosova e Shqipëria me klinika dentare zvicerane?
Përmes investimeve dhe trajnimit të stafit shqiptar në Zvicër, Dr. Haliti synon të rrisë cilësinë e shërbimeve stomatologjike edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Ordinanca e hapur së fundi në Tiranë, flet për këtë qasje
Largimi i mjekeve dhe mjekëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova drejt vendeve të zhvilluara perëndimore po shihet nga institucionet e këtyre dy vendeve si sfidë e së radhës në fushën e shëndetësisë. Ndërkohë, med. dent. G. Haliti, i cili është drejtues i ordinancës së njohur stomatologjike në qendren e qytetit St. Gallen, ka hedhur hapat e parë të një investimi të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë në Shqipëri dhe Kosovë.
“Këtë investim ia kam borxh Kosovës e Shqipërisë”, thotë stomatologu Gazmend Haliti me një përvojë të gjatë pune si drejtues i një prej ordinancave të mëdha e moderne në qendër të qytetit St. Gallen. “Neumarktpraxis Haliti” ofron të gjitha shërbimet stomatologjike, me një staf të kualifikuar prej 11 punëtorësh.
Përmes investimeve dhe trajnimit të stafit vendor në Zvicër, G. Haliti synon ta rrisë cilësinë e shërbimeve stomatologjike edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Sivjet, ai, bashkë me dy partnerët, Dr. Driton Sahitin dhe teknikun dentar nga Cyrihu, Agron Ajrulain, ka hapur klinikën e parë stomatologjike “Smilecorner.ch” në qendrën “Toptani”, në Tiranë. Atje aktualisht janë të fokusuar në trajtime estetike dhe shërbime ortodontike me pllaka transaprente. “Para hapjes së kësaj klinike ne jemi angazhuar intensivisht në trajnimin e stafit vendor. Të gjithë dentistët si dhe stafi ndihmës që ne punësojmë në klinikat tona, kalojnë një trajnim intensiv klinik dhe laboratorik në Zvicër”, tregon Haliti.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me mjekun e suksesshëm që përvojën e tij zvicerane po e bart në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Albinfo.ch: Ka kaluar një kohë e gjatë që ofroni shërbime stomatologjike në qendër të qytetit St. Gallen. Sa jeni i kënaqur me ecurinë e punës dhe në përgjithësi me pacientët?
Gazmend Haliti: Që nga hapja e ordinancës, në vitin 2009, kemi pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të pacientëve të rinj. Shumica e këtyre pacientëve kanë ardhur në klinikë përmes rekomandimit të pacientëve ekzistues. Gjatë gjithë kohës unë jam i përkushtuar në shërbime maksimalisht cilësore nga ku përmes rekomandimit të pacientëve të kënaqur me shërbimet e marra në ordinancën tonë, janë shtuar e kanë kërkuar vazhdimisht shërbime pacientë tjerë të rinj. Kjo strategji, edhe pse kërkon shumë energji, është dëshmuar e suksesshme. Duke pasur një rritje të konsiderueshme të kërkesave, më është dashur t`i zgjeroj hapësirat e klinikës nga fillimisht 147 katrorë, në aktualisht 300 katrorë, për çka jam detyruar të shtoj stafin në 11 të punësuar, sa janë aktualisht.
Klientëve, stafit dhe partnerëve të tjerë u jam shumë mirënjohës për sukseset që kemi arritur në këto 13 vjet punë. Pa ata, kjo nuk do të ishte e mundur.
Albinfo.ch: Ordinanca juaj ka një hapësirë gjigante, i ngjan një klinike supermoderne, cilat janë shërbimet stomatologjike që ju ofroni?
Gazmend Haliti: Aktualisht në ordinancë jemi 2 mjekë stomatologë, 2 Higjieniste dentare, 2 asistente të Profilakses dhe pjesa tjetër e stafit. Ofrojmë të gjitha shërbimet stomatologjike, përfshirë këtu edhe ortodoncinë fikse dhe të pllakave transparente (Plättlispange und Durchsichtige Spange).
Komunikimi në gjuhën shqipe, sidomos me fëmijët shqiptarë, është shumë i rëndësishëm për të fituar besimin te këta fëmijë, që jo rrallëherë vijnë të traumatizuar.
Kjo ka shtuar ndjeshëm numrin e pacientëve të vegjël dhe me këtë edhe të kërkesës për korrigjimin ortodontik të dhëmbëve në këta fëmijë, gjë që na “ka detyruar” të ofrojmë edhe këto shërbime.
Albinfo.ch: Ku qëndron diaspora shqiptare e Zvicrës me marrjen e shërbimeve stomatologjike në Zvicër. Çfarë përvoje keni ju me diasporën shqiptare?
Gazmend Haliti: Shumë shpejt pasi kam hapur ordinancën, e kam kuptuar nevojën e posaçme që diaspora jonë ka në drejtim të sensibilizimit për rëndësinë e shëndetit oral. Edhe sot vazhdojmë të investojmë shumë kohë në ndërgjegjësimin e pacientëve tanë.
Përvojat janë shumë të mira dhe besoj qe edhe pacientët janë mirënjohës dhe shumica e tyre i respektojnë rekomandimet që ne u japim.
Albinfo.ch: Megjithatë, ka ende një numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve që shkojnë në Kosovë për t`i rregulluar dhëmbët për shkak të çmimeve të ulëta atje. Shumë prej tyre ballafaqohen me probleme të ndryshme më pas dhe detyrohen të marrin shërbime korrektive në Zvicër. Cilat janë problemet standarde për të cilat ju duhet të ndërhyni te këta pacientë?
Gazmend Haliti: Gjenerata e parë dhe një pjesë e gjeneratës së dytë të diasporës tonë punojnë në sektorë të cilët paguhen më pak, prandaj edhe deytrohen të kërkojnë shërbime më të lira në vendlindje. Atje ekziston potencial i madh për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zhvilluar turizëm të qëndrueshëm dentar. Për të pasur sukses, rol të rëndësishëm duhet të luajnë institucionet shtetërore, si Ministria e Shëndëtësisë, Dhoma e Stomatologëve si dhe Fakulteti i Mjekësisë.
Albinfo.ch: Në anën tjetër, në Kosovë e Shqipëri ka gjithnjë e më tepër pacientë që kërkojnë shërbime stomatologjike të cilësisë zvicerane. Sa është e mundur të ofrohet kjo cilësi?
Gazmend Haliti: Pa dyshim që është e mundur të merret cilësi e mirë edhe në Kosovë e Shqipëri. Përveç aftësisë personale të mjekut stomatolog, trajtimet stomatologjike kërkojnë kohën e vet dhe çmimin e vet, sepse materialet cilësore stomatologjike janë të kushtueshme.
Në Tiranë, me standarde zvicerane të stomatologjisë
Albinfo.ch: Duke qenë se keni një lidhshmëri shpirtërore me Shqipërinë e Kosovën, ju keni hapur rishtas një ordinancë stomatologjike zvicerane në qendër të Tiranës, e cila ofron të njëjtat shërbime që ofroni edhe këtu në Zvicër. Na tregoni si funksionin kjo ordinancë dhe si do ta aplikoni sistemin e cilësisë zvicerane në Shqipëri, kur dihet që ka edhe të tjerë që premtojnë po këtë cilësi atje?
Gazmend Haliti: Po, këtë vit, së bashku me dy partnerë, kemi hapur klinikën e parë stomatologjike “Smilecorner.ch” në qendrën Toptani në Tiranë. Atje aktualisht jemi fokusuar në trajtime estetike si dhe shërbime ortodontike me pllaka transaprente. Para hapjes së kësaj klinike ne jemi angazhuar intensivisht në trajnimin e stafit vendor. Të gjithë dentistët si dhe stafi ndihmës që ne punësojmë në klinikat tona, kalojnë një trajnim intensiv klinik dhe laboratorik në Zvicër. Gjatë vitit 2022 planifikojmë të jemi të pranishëm edhe në Kosovë e më vonë mbase edhe në Maqedoninë e Veriut.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriGazmend Haliti
- Prejardhja:Preshevë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Stomatolog
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?