Shqipëria
A përfitojnë shtetasin e huaj pensione në Shqipëri? Manjani: Ja si procedohet me llogaritë e tyre bankare
Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ka zbuluar se shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri mund të tërheqin pensionet e tyre në vendin tonë. Ajo ka theksuar në emisionin “Sheshi i dollarit” se shuma do t’i transferohet në llogaritë e tyre bankare pa asnjë kosto shtesë administrative.
Sakaq, Manjani tha se pensioni i tyre do të paguhet me valutën e vendit përkatës dhe si referencë do të merret kursi i këmbimit zyrtar.
“E njëjta gjë vlen dhe anasjelltas, pra marrëveshjet dypalëshe, përcaktojnë përfitimet e çdo shtetasi, nuk ka rëndësi nëse ai është shtetas shqiptar apo jo, rëndësi ka të jetë rezidentë në shtetin shqiptar dhe për të njëjtin informacion ai mund t’u drejtohet autoriteteve respektive në Shqipëri. Sigurisht që përfitimet që ata kanë siguruar nëpërmjet punës së tyre, do t’i transferohet në llogaritë e tyre bankare pa asnjë kosto shtesë administrative.
Nëse aplikimi bëhet në vendin e origjinës, të gjitha përfitimet e siguruara do të merren në vendin e daljes në pension. Pra, nëse një shtetas italian vendos që me mbushjen e moshës së daljes në pension, do të vërë në dispozicion një llogari bankare, do bëhet tranferta nga shteti italian në shtetin shqiptar dhe këto përfitime ai do t’i ketë mundësi t’i përfitojë në llogarinë e tij personale në shtetin shqiptar dhe anasjelltas.
Do të paguhet me valutën e vendit përkatës dhe si referencë do të merret kursi i këmbimit zyrtar”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











