Lajme
A mund të shkaktojnë efekte negative dozat përforcuese të vaksinës?
Pavarësisht ankthit publik për efektet anësore nga vaksinat përforcuese të COVID-19, efektet e rënda janë të rralla dhe shumica e njerëzve ndjejnë efekte që janë të ngjashme me dozën fillestare, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Tema është gjithnjë e më e rëndësishme, pasi më shumë njerëz po lejohet të marrin dozat përforcuese. Deri më tani, më shumë se 30 milionë njerëz kanë marrë një të tillë.
Të vaksinuarit me Johnson & Johnson mund të marrin një dozë përforcuese dy muaj pas dozës së tyre të parë. Personat adult që kanë marrë Pfizer-BioNTech ose Moderna mund ta marrin atë gjashtë muaj pas dozës së dytë, nëse: janë 65 vjeç ose më të vjetër, kanë një sëmundje shoqëruese ose punojnë apo jetojnë në një zonë me rrezik të lartë.
Megjithëse FDA (Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave) dhe CDC ende nuk e kanë miratuar dozën përforcuese për të gjithë personat adult, përgjigjja mund të vijë përpara Ditës së Falënderimeve.
Efektet anësore të dozave përforcuese janë të ngjashme në të tri llojet e vaksinave. Ato përfshijnë dhimbje të muskujve dhe kyçeve, ënjtje ose dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, të dridhura ose ethe dhe nyje limfatike të fryra, sipas Johns Hopkins Medicine. Ënjtja e nyjeve limfatike nën sqetull ka më shumë gjasa të shkaktohet nga doza përforcuese e vaksinës Pfizer sesa nga të tjerat, thotë FDA.
Të dhënat e testit të medikamentit, të publikuara më 28 shtator (duke përjashtuar pacientët që morën dy doza të vaksinës J&J) tregojnë se 74,9% e atyre që morën një dozë të tretë të vaksinës ndaj COVID-19 raportuan reaksione lokale si dhimbje ose ënjtje në vendin e injektimit.
Ndërkohë, gati 70% raportuan reaksione sistemike si ethe ose humbje oreksi, kryesisht në ditën pas marrjes së vaksinës. Reagimet specifike më të zakonshme ishin dhimbje në vendin e injektimit (71%), lodhje (56%) dhe dhimbje koke (43.4%). Për shumicën e njerëzve, këto efekte anësore ishin të kalimtare dhe të lehta ose mesatarisht të rënda, transmeton Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Nga 6,200 pjesëmarrësit në test që morën tre doza të Moderna, reaksionet lokale ishin më të zakonshme pas dozës përforcuese sesa pas dozës së dytë (nga 83.5% në 84.7%), ndërsa reaksionet sistemike ishin më pak të zakonshme (nga 79% në 81.3%).
Nga 6,300 personat që morën pjesë në testime duke u vaksinuar me dozën e tretë të Pfizer, u raportua një tendencë e ngjashme. Reaksionet lokale u rritën lehtë (nga 71.7% pas dozës së dytë në 74.1% pas dozës përforcuese) dhe reaksionet sistemike u ulën në mënyrë modeste (nga 71.7% pas dozës së dytë në 69.2% pas dozës përforcuese).
Në të dhënat e Fazës III të provës së medikamentit, të publikuara më 21 shtator, Johnson & Johnson vuri në dukje se marrësit e dozës përforcuese të tij raportuan më pak efekte anësore lokale dhe sistemike sesa pjesëmarrësit në studimin e Fazës I/II në janar 2021. Ata që ishin vaksinuar fillimisht me vaksinën J&J përfitonin më shumë nga një dozë përforcuese, sepse doza e parë është më pak efektive krahasuar me ato të vaksinave Pfizer dhe Moderna.
Ndërsa të tre llojet e vaksinave përforcuese janë të suksesshme, CDC rendit “efektshmërinë e vaksinës” ose “VE” të J&J në 71%, ndërsa shkalla e Pfizer është 88% dhe e Moderna 93%.
“Tani ne po shohim se ajo që u miratua si vaksinë me një dozë po shndërrohet në një vaksinë me dy doza”, tha për vaksinën J&J John Moore, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Weill Cornell Medicine.
Për njerëzit që marrin dozën përforcuese, ndjesia sikur janë sëmurë në ditët në vijim është rezultati më i mundshëm, thotë CDC. Shumica e reagimeve janë thjesht një shenjë se trupi juaj po “ndërton mbrojtje” dhe ndikimi negativ zakonisht largohet brenda pak ditësh, vëren CDC.
Edhe pse me shumë pak gjasa, reagimet serioze janë ende të mundshme.
Deri tani, me vaksinën Johnson & Johnson, anafilaksia (një reaksion i rëndë alergjik si skuqje e lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje) dhe tromboza (koagulimi i gjakut) kanë ndodhur në vetëm shtatë raste për 1 milion gra të vaksinuara, nga 18 deri në 49 vjeç.
Shoqata Amerikane e Hematologjisë konfirmon se gjasat e trombozës së shkaktuar nga vaksina janë jashtëzakonisht të ulëta. Gjithashtu çrregullimi neurologjik i sindromës Guillain-Barré (GBS) është lidhur me vaksinën J&J, megjithëse rreth 100 në 12.8 milionë raste nuk mjaftojnë për të konfirmuar shkakun, tha FDA në korrik. Mpiksjet e gjakut janë raportuar gjithashtu në raste të rralla, kryesisht tek gratë e moshës 18 deri në 49 vjeç, një ose dy javë pas vaksinimit, thotë J&J.
Një raport paraprak mbi një studim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë që nuk është rishikuar ende, zbuloi se njerëzit që morën dozën përforcuese të vaksinës Moderna kishin pak më shumë gjasa të përjetonin një reagim negativ, si: të vjella, lodhje ose pagjumësi, në shifrën e 15.6%, në krahasim me ata që morën Pfizer (14.3%) ose J&J (12%).
Shumica e përshkruan fortësinë e këtyre efekteve si dy nga pesë. Një numër i vogël i rasteve të miokarditit (inflamacion i muskujve të zemrës) dhe perikarditit (inflamacion i pjesës së jashtme të zemrës) janë raportuar gjithashtu në lidhje me vaksinat Pfizer dhe Moderna, kryesisht te meshkujt e rinj. Në një studim të fundit izraelit me 5.4 milionë njerëz mbi moshën 16 vjeç, të vaksinuar dhe të pavaksinuar, 283 njerëz raportuan “miokardit të mundshëm ose të sigurt”. Prej tyre, vetëm 142 raste ishin të lidhura me vaksinën Pfizer dhe 95% ishin “të lehta”. Pas trajtimit mjekësor, shumica e atyre që përjetuan inflamacion u shëruan shpejt, raporton CDC.
Nëse përjetoni efekte anësore nga vaksinat përforcuese të COVID, Yale New Haven Health rekomandon trajtimin e dhimbjeve pa recetë, një pako akulli për ënjtjen dhe një banjë të freskët. Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 72 orë, njerëzit duhet të kontaktojnë mjekun e tyre.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit