Shkurt.ch

A mund të qëndroni 99 ditë pa Facebook?

Holandezët së fundi kanë nisur fushatën duke i bërë thirrje të gjithë atyre që mendojnë se mund të përballojnë të qëndrojnë 99 ditë pa Facebook.

Fushata në fjalë është një lloj përgjigje ndaj hulumtimit kontrovers të Facebook që ka realizuar kohët e fundit.

Fushata është quajtur “99 ditë lirie”  (99 Days of Freedom) dhe qëllimi është për të treguar se si Facebook ndikon te përdoruesit të cilët janë të varur nga ky rrjet social.

Çdo përdorues i cili mendon se është aq u guximshëm mund të jetë pjesë e këtij hulumtimi. Mjafton  për të vizituar faqen zyrtare dhe të shkarkoni aplikacionin me të cilin do t’i informoni  miqtë tuaj online se do të hiqni dorë 99 ditë nga  Facebook.

Në këtë eksperiment aktualisht janë të përfshirë mbi 15 mijë kandidatë, dhe iniciatorët  e fushatës, gjatë eksperimentit do të dërgojnë pyetësorë pjesëmarrësve ku do të përgjigjen se si ka ndikuar ky abstenim nga Facebook.