Tematike
A mund të fillohet një zanat në verën e vitit 2020 përkundër Koronës?
Janë të shumtë ata që kanë mbaruar shkollimin e detyrueshëm këtë verë dhe tani duan që, pas suksesit në shkollë, të arrijnë edhe suksesin profesional. Por, situata aktuale, megjithatë, aktualisht shtron shumë pyetje. Një prej tyre është kjo: a është e mundur të kryhet një shkollim profesional (zanat) gjatë kohës së koronës, kur dihet se janë shpallur rreth 6,000 vende të lira shkollimi më pak.
Shumë kompani janë në kërkim të nxënësve të zanatit, por shkurtimi i vendeve të punës do të prekë shumë nga ndjekësit e këtij shkollimi. Kjo mund të korrigjohet përmes kurseve të trajnimit, të bazuara në shkollë. Këto kurse janë të strukturuara thjesht dhe përbëjnë një alternative të fortë.
Trajnimet zgjasin gjithsej 3 vjet: në 2 vitet e para, kursantët grumbullojnë njohuri efektive, të cilat më pas në vitin e 3-të, thellohen përmes një praktikumi të plotë. Këtu janë në dispozicion fusha të ndryshme dhe ofrohet nga diçka për çdo shije. Për shembull: KV (trajnim për komercialist) në Cyrih, Lucern dhe St.Gallen, trajnim nga shkencat kompjuterike në Cyrih dhe Lucern si dhe trajnim për asistent të praktikës mjekësore, në St.Gallen.
Përparësia më e madhe këtu është gama e gjerë e mundësive të mëtutjeshme trajnimit, të cilave mund t`u bashkohen edhe fushat e specializuara. Kjo do të thotë që vijuesit e shkollës nuk janë në një situatë të pashpresë. Gjithmonë ka një zgjidhje dhe suksesi mund të mësohet edhe në kohërat e Koronës!
Më shumë info benedict.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës