Tematike
A mbulon sigurimi koston e sëmundjes nga Covid-19 në pushime?
Porosia e ekspertit të sigurimeve, Jetmir Memedi: Kujdes, jo të gjitha sigurimet mbulojnë kostot nëse infektoheni me COVID-19 gjatë pushimeve!
Pasiguria dhe rreziku nga virusi Covid-19 ka bërë që zviceranët të shtojnë edhe më shumë kujdesin për sigurimet e tyre. Pyetjet më të zakonshme gjatë pandemisë ishin se a e mbulon sigurimi testin për koronavirus dhe nëse infektoheni dhe hospitalizoheni në spital a do të keni shtratin e tuaj në një dhomë me të infektuarit tjerë.
Me këto shqetësime është marrë për çdo ditë Jetmir Memedi, i cili ka një emër të njohur në Lucern në sektorin e sigurimeve me kompaninë e tij “sanaprotect”.
32-vjeçari me prejardhje nga Forina e Gostivarit, çdo vit vlerësohet si njëri ndër agjentët më të mirë të sigurimeve në Zvicër. Ai ka konfirmuar në një intervistë për albinfo.ch se është shtuar kujdesi për sigurimet, sidomos pas shpërthimit të pandemisë me coronavirus.
Tashmë janë afruar pushimet dhe brenga e zviceranëve është se me çfarë sigurimesh duhet të nisen jashtë vendit. Ngase jo të gjitha sigurimet mbulojnë të siguruarit e tyre nëse infektohen gjatë pushimeve.
“Ata që për pushime nisen për në vendlindje apo në ndonjë destinacion tjetër duhet të infomohen mirë ngase disa nga sigurimet shëndetësore i mbulojnë të gjitha shpenzimet, por ka kompani që nuk i mbulojnë të gjitha shpenzimet, nëse ju infektoheni me Covid-19. Për çfarëdo konsultimi falas në lidhje me sigurimet mund të drejtoheni në zyrat tona që gjenden në Gerliswilstrassse 94, 6020 Emmenbrücke, apo në numrin e telefonit +41 41 630 31 31”, thotë Jetmir Memedi. Njëherësh ai tregon se tani gama e sigurimeve është zgjeruar.
Jetmir Memedi, ka pak vjet që jeton në Zvicër, por ka krijuar një emër të respektuar në Lucern me kompaninë e tij “sanaprotect”. 32-vjeçari është i diplomuar në Universitetin Fon-Shkup, në drejtimin e kriminalistikës. Emigrimi në Zvicër e ka shtyrë atë të fokusohet në një profesion krejt tjetër, gjë që Jetmiri ia ka dalë me sukses.
Në vitin 2015 është bërë i pavarur duke hapur biznesin e tij të ndërmjetësimit të sigurimeve me emrin “sanaprotect GmbH”, të cilin e drejton bashkë me të shoqen Letafete Memedi. Këtë vit ata po festojnë 5 vjetorin e kompanisë ndërsa në solemnitet do të jenë të ftuar të gjithë klientët. Në fushën e ndërmjetësimit të sigurimeve ai dhe bashkëshortja e tij janë tashmë 9 vite.
Bashkëpunon me gjigantët e sferës së sigurimeve
Ai ka një bashkëpunim të gjerë me kompani të mëdha sigurimesh dhe si ndërmjetësues ka arritur rezultate të shkëlqyera duke bashkëpunuar ngushtë me kompani si „Generali“, „Helvetia“, „Basler“, „Allianz“,“AxA“ “smiledirect“ “PAX“ “Zürich“ „Die Mobiliar“, „Helsana“, „Visana“, „Concordia“, „Groupe Mutuel“ “Sympany“ dhe „CSS“.
Në vitin 2019 ai sërish ka dalë fitues duke marrë çmimin e dytë në mesin e dhjetëra ndërmjetësuesve që ka Helvetia me “Special Agentin” Herbert Haas, në Lucern, dhe po ashtu është radhitur ne mesin e “Top 3 Agent“ në kompaninë e sigurimit “Groupe Mutuel” me “Senior Sales Menager” Lucio Mancini.
Jetmir Memedi u është shumë mirënjohës të gjithë klientëve që po i japin besimin dhe mbështetjen atij dhe kompanisë së tij.
Sekreti i punës së tij është sinqeriteti me klientë. “Jam në çdo kohë në dispozicion të klientëve dhe u dal në ndihmë për çfarëdo ngecje që kanë në drejtim të sigurimeve apo ndonjë punë në administrata shtetërore. Të gjitha këto shërbime më bëjnë të besueshëm tek klientët, të cilët ma kthejnë me besim, duke ardhur tek unë“.
Çfarë duhet të bëni para nisjes në pushime
“Para se të niseni në pushime, duhet të siguroheni në lidhje me trajtimin jashtë vendit nëse infektohen me virus dhe për kthimin tuaj në Zvicër. Po ashtu duhet të siguroheni nëse të gjitha shërbimet mjekësore ose të porositura mjekësore, për shembull qëndrimi në spital për shkak të një infeksioni me koronavirus mbulohen nga sigurimi bazë”, shprehet Memedi.
Si qëndron puna me udhëtimet e anuluara?
“Kostot e anulimit të udhëtimit mbulohen gjithashtu nëse ngjarjet e rezervuara janë anuluar nga një institucion zyrtar për shkak të virusit të koronës dhe do të keni udhëtuar vetëm në këtë ngjarje”. Kostot e anulimit nuk janë të siguruara për udhëtime të rezervuara nga 14.03.2020 me fillimin e udhëtimit deri në fund të qershorit 2020”, sqaron Memedi.
Shkrim i sponzorizuar
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra