Koronavirusi: çast pas çasti
Sa mund të zgjasë imuniteti i pacientëve ndaj koronavirusit?
Disa shkencëtarë kanë zbuluar se pacientët me SARS kanë ende në trup qeliza imune që luftojnë sëmundjen.
SARS është një lloj koronavirusi i ngjashëm me Covid-19 dhe kjo pandemi ka goditur kryesisht Azinë në vitin 2003. Për 17 vjet nuk është identifikuar asnjë rast i shkaktuar nga ky koronavirus.
Disa persona të infektuar me SARS gjatë shpërthimit kanë ende qeliza T të bardha, ku mendohet se ato i mbrojnë njerëzit të mos infektohen sërish.
Hulumtimi, nga shkencëtarët në Singapor, shpreson se e njëjta gjë mund të jetë edhe për SARS-CoV-2.
Studimi i udhëhequr nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS, në Singapor, botuar në revistën shkencore Nature, përfshiu 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me SARS.
Aty iu mblodhën mostra gjaku dhe u testuan nëse ende kishin ndonjë qelizë imune kundër SARS.
Të gjithë pacientët kishin qeliza T, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e luftimit të këtij infeksioni.
Qelizat T janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut që janë një përbërës kryesor i sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.
‘Qelizat T Killer’ luftojnë një patogjen, ndërsa ‘qelizat ndihmëse T’ sinjalizojnë kur shohin që një qelizë është pushtuar nga një virus.
Studimi tregoi se të gjithë pacientët kanë ende qelizën T, e cila është reaguese ndaj virusit nëse shfaqet sërish.
Këto gjetje përforcojnë mendimin se edhe pacientët me Covid-19 do të kenë qelizën T për një periudhë afatgjate.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?