Lajme
A kanë gratë më shumë borxhe se burrat?
Sipas studimit, gratë po akumulojnë më shumë borxh vitet e fundit sesa burrat.
Në SHBA një nga kontribuuesit kryesor të kësaj statistike janë borxhet studentore që llogaritet të vlejnë plot $1.3 trilionë dollarë.
Borxhet studentore janë kategoria e dytë më e madhe e borxhit konsumator në SHBA, pas kredive të shtëpisë. Ato janë më të larta se kartat e kreditit dhe kreditë e makinave të marra së bashku.
Dhe gratë llogaritet të kenë marrë plot 2/3 të tyre.
Arsyeja kryesore për këtë është pikërisht fakti që për herë të parë në histori gratë ua kanë kaluar burrave për sa i përket frekuentimit të universitetit.
Në vitin 2019, rreth 60% e studentëve në universitetet amerikane ishin vajza dhe ky numër pritet vetëm të rritet.
Gratë po ua kalojnë burrave edhe për sa u përket studimeve master (62%) dhe kjo sigurisht që po rëndon edhe më tepër mbi borxhin e akumuluar prej tyre.
Mbi të gjitha, degët që ato zgjedhin i vendosin në një disavantazh të ndjeshëm kundrejt seksit të kundërt.
Fatkeqësisht, sipas një raporti të Pew, burrat ende diplomohen në rreth 80% të degëve që konsiderohen ‘high-earning’, apo më fitimprurëse.
Për shembull, 80% e atyre që diplomohen për Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike apo MIS (Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit) ishin burra.
Nga 10 degët më të paguara, e vetmja që dominohej nga gratë ishte Infermieria, ku 84.4% e të diplomuarave ishin vajza.
Një raport i Pew në vitin 2015, gjithashtu zbuloi se vetëm 5.4% e 500 CEO-ve më të paguar ishin gratë.
Raport i publikuar nga Banka Amerikane rreth financave personale po ashtu zbuloi se gratë edukoheshin më pak nga familjet e tyre rreth financave personale se sa burrat.
41% e grave (dhe 51% e burrave) thanë se prindërit u kishin mësuar si të investonin para dhe të kursenin për vitet e pensionit.
Ndërkohë 27% e grave (dhe 45% e burrave) thanë se prindërit i kishin mësuar si të silleshin gjatë periudhave të vështira financiare dhe 26% e grave (dhe 40% e burrave) thanë se prindërit i kishin prezantuar me një këshilltar financiar, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën