Maqedonia
A ka shpresa për bisedimet Shkup – BE
Bullgaria duhet të heqë veton dhe t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi çdo ditë e humbur nënkupton humbje të shpresës së qytetarëve, të cilët ende besojnë se do të kenë jetë më të mirë, pikërisht për shkak të anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thotë ish-diplomati, Lupço Arsovski.
Ai thotë se heqja e vetos nuk do të ishte humbje për Sofjen, pasi ajo do të ketë edhe mundësi të shumta për bllokim të anëtarësimit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje deri në anëtarësimin e plotë, apo nëse Shkupi devijon nga marrëveshja eventuale mes dy vendeve.
“Mendoj se është e nevojshme që bisedimet e anëtarësimit të nisin, ndërsa komisioni i përzier, me ndihmën e ekspertëve, të vazhdojnë punën në aspektin shkencor. Bullgaria duhet ta ketë të qartë se nuk në pafundësi nuk mund të kushtëzojë, sikur që edhe ne nuk do të mundemi në vazhdimësi të lëshojmë pe dhe të kthehemi pas apo të përkeqësojmë dhe më shumë pozicionin tonë”, thotë Arsovski.
Por, Bullgaria mbetet në qëndrimin e saj për mosheqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re të përkohshme, e cila fokusin kryesor do ta ketë tek organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 11 korrik.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para zgjedhjes që qeverisë së re bullgare kishte deklaruar se pret sinjale pozitive për një zhbllokim të mundshëm deri në qershor, por duke përjashtuar çdo mundësi që me Sofjen të bisedohet për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, që janë kërkesat kryesore të palës bullgare.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












