Kuriozitete
A ka rrezik që Apple të kapitullojë në Evropë?
Apple, duket se nuk ka më shumë hapësirë për manovrim dhe, nëse dëshiron të vazhdojë të shesë telefona në BE, do të duhet ta respektojë vendimin për karikuesin në kontinentin evropian.
Siç tha analisti i CSS Insight, Ben Wood për CNBC, është e pashmangshme që Apple do të duhet të kapitullojë dhe se iPhone 15 i vitit të ardhshëm do të ketë një port USB-C. Ai theksoi se, duke qenë se kompania tashmë përdor USB-C në disa tabletë dhe kompjuterë, tashmë ka filluar kalimi në lidhjen e re.
Edhe pse ligji vlen vetëm për zonën e BE-së, është e qartë se Apple nuk do të zhvillojë dy lloje telefonash, por që të gjitha modelet e ardhshme të iPhone, si dhe Pad dhe pajisjet e tjera të Apple në të ardhmen duhet ta kenë këtë lidhje.
Megjithatë, plani afatgjatë i kompanisë ndoshta nuk përfshin lidhjen e kërkuar nga BE-ja, por brenda pak vitesh pajisjet Apple mund të karikohen ekskluzivisht vetëm përmes valëve.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik