Kultura

A ka frikë Blerim Destani nga gratë?

“Më 5 maj në kinematë në Gjermani dhe Zvicër fillon shfaqja e filmit (komedi) – “Gratë”. Hm! Gratë pa të cilat nuk mundemi", shkruan Blerim Destani

Në Munih të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës, ditë më parë është shfaqur para-premiera e filmit më të ri gjerman “Frauen”, (Gratë) ku në njërin prej roleve kryesore e luan aktori shqiptar, Blerim Destani. Nga data 5 maj ky film do të shfaqet në të gjitha kinematë në Gjermani dhe Zvicër.

“Më 5 maj në kinematë në Gjermani dhe Zvicër fillon shfaqja e filmit (komedi) – “Gratë”. Hm! Gratë pa të cilat nuk mundemi. Ju faleminderit për përkrahjen, besoj që filmi do ju pëlqej”, shkruan aktori Destani në profilin e tij, transmeton “albinfo.ch”.

Ndërkohë e përditshmja gjermane Bild, ka intervistuar tre aktorët kryesorë të këtij filmi: Heiner Lauterbach, Martin Brambach dhe Blerim Destan, të cilët i ka pyetur për raportin e tyre më gratë. Në pyetjen për aktorin Destani se a ka frikë nga gratë, ai është përgjigjur.

“Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh një grua të vërtetë. Shumica kanë frikë nga përgjegjësitë të cilat i sjell martesa”, ka thënë ai, përcjell “albinfo.ch”.

Filmi ku merr pjesë Destani i takon zhanrit komedi, ku tre burrat vuajnë pasojat e nga raportet e tyre me gratë.

“Personazhet kalojnë nëpër shumë situata komike duke u munduar që të largohen sa më larg grave që u kanë shkaktuar vuajtje, por në të njëjtën kohë pa e diktuar afrohen më shumë e më shumë drejt tyre. Pra është një komedi tipike gjermane, dhe shpresoj që të pëlqehet jo vetëm në Gjermani“, ka deklaruar Blerimi.