Bota
A ka dhunë ndaj refugjatëve?
OJQ ndërkombëtare njoftojnë për raste të dhunës së policisë kroate ndaj migrantëve për t'i detyruar ata të kthehen në Bosnjë e Hercegovinë. Drejtoria e Policisë së Kroacisë në Zagreb përgënjeshtron
Një burrë në moshë mesatare shkëputet nga radha e refugjatëve, që presin të marrin ushqimin në qytetin e vogël perëndimor në Bosnjë, Velika Kladusha, ngre bluzën dhe tregon gjurmët e rrahjes dhe gjakun e tharë në brinjët e tij. Ky imazh na duket i njohur: fotografi me plagë të ngjashme si këto të algjerianit po përhapen prej ditësh në rrjet – me shpjegimin se këto plagë janë rezultat i “trajtimit” nga policia kroate, shkruan “DW”.
Refugjatë në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës, që janë përpjekur të shkojnë në Kroaci, – pra në territorin e BE-së – nëntë nga dhjetë syresh u tregojnë gazetarëve për sjelljen e shëmtuar të policisë kroate. Ata flasin për dhunë dhe ofendime, për paratë e vjedhura dhe celularë të shkatërruar. Po ashtu atyre u është hequr mundësia të paraqesin kërkesë për azil. E madje ata edhe janë detyruar prej policëve që përmes pyjeve të kthehen në Bosnjë. Disa vijnë vetë tek ne dhe na tregojnë plagët e na luten që të shkruajmë për këtë, “në mënyrë që Evropa ta kuptojë se ç’po ndodh këtu”, përcjell albinfo.ch.
“Ushtrohet sistematikisht dhunë”
Organizata e ndihmës “No Name Kitchen” fotografitë e algjerianit të rrahur fillimisht i publikoi në rrjetet sociale. Vullnetarë të kësaj organizate mbështesin refugjatët në Romë të Italisë, në Shid të Serbisë dhe në Velika Kladusha. Ata i furnizojnë migrantët me ushqime, batanije, veshmbathje dhe mundësi për të larë. Gjithashtu organizata është pjesë e një rrjeti, që mbledh njoftime lidhur me dhunën e policisë kundër migrantëve. Në faqen e internetit ëëë.borderviolence.eu punonjësit kanë listuar 200 raste që nga fillimi i vitit 2017, në të cilat policia ka ushtruar dhunë ndaj migrantëve në kufirin mes Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë dhe Bosnjës e Kroacisë.
“Çdo ditë ne kemi një apo dy raste. Ne nuk kemi aspak kapacitete, që t’i dokumentojmë të gjitha këto”, thotë Marc Pratllus nga No Name Kitchen për DW. “Që ushtrohet dhunë, kjo mund të shihet çdo ditë. Mjafton të shkosh në kampin e refugjatëve dhe të pyesësh. Një ditë më parë ne ishim në stacionin e autobusit, ku flinin 25 vetë të kthyer nga Kroacia. 14 prej tyre ishin rrahur, e disa madje kanë edhe brinjë të thyera.”
Dhuna, pjesë e një politike të re evropiane ndaj refugjatëve?
Migrantët, që janë detyruar të kthehen nga Kroacia në territorin boshnjak, konfirmojnë, se policia kroate ka qenë brutale ndaj tyre. Në njërin prej informacioneve të dëshmitarëve në faqen e internetit www.borderviolence.eu një 47 vjeçare nga Iraku me shenja të dukshme plagësh në fytyrë në krah dhe këmbë tregon, se policët e kanë rrahur atë dhe djalin e saj 14 vjeçar pa asnjë arsye. Po ashtu atyre iu morën paratë dhe telefoni celular dhe një laptop.
Ky është vetëm njëri nga shumë raste, tërheqin vëmendjen OJQ-të, që mbështesin refugjatët në Bosnjë. “Gjatë dy javëve të fundit ne kemi dokumentuar 17 kthime të dhunshme të grave nga Sllovenia dhe Kroacia për në Bosnjë. Në më shumë se gjysmën e rasteve kanë qenë minorenë”, thuhet në një raport të organizatës së ndihmës “Are You Syrious”.
„Gjatë kthimeve me dhunë policia kroate u a bën të pamundur refugjatëve, që të paraqesin kërkesën për azil – dhe me këtë ajo shkel kushtetutën e vendit dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare”, thotë Emina Buzhinkiç nga iniciativa për mbështetjen e refugjatëve “Dobrodošli” (Mirësevini), pas së cilës qëndrojnë 60 organizata kroate nga shoqëria civile.
Policia kroate: Nuk ka ushtrim dhune, funksionon sistemi i pranimit të të kthyerve
Dy herë ka bërë kallëzim “Dobrodošli” vitin e kaluar ndaj Ministrisë së Brendshme kroate në Zagreb – në të dyja rastet duke paraqitur dëshmi të detajuara mbi kthimet me dhunë të refugjatëve. “Edhe sot ne jemi në pritje të përgjigjes”, thotë Emina Buzhinkiç.
Deutsche Welle-s ministria iu përgjigje, se “të gjitha rastet e deritanishme, kur ka pasur informacione për dhunë fizike nga policët ndaj migrantëve apo sekuestrime të pronësisë së tyre janë verifikuar, nuk ka pasur përdorim të mjeteve imponuese.” Të drejtat themelore dhe dinjiteti i migrantit respektohen në Kroaci dhe bëhet kujdes, që ata të kenë akses në sistemin ndërkombëtar të mbrojtjes. Më tej thuhet në e-mailin e ministrisë dërguar Dë-së: “Republika e Kroacisë ka një marrëveshje aktive dhe të suksesshme me Bosnje-Hercegovinën për pranimin e refugjatëve të kthyer, persona këta që hyjnë ilegalisht.”
Si mund të zbulohet e vërteta?
Peter Van der Auëeraert, drejtues i misionit të IOM në Bosnje vë në dukje, se punonjësite tij dëgjojnë mjaft histori për kthimet e dhunshme të refugjatëve nga Kroacia – por është e pamundur, që të vërtetosh saktësinë e tyre. “Unë di edhe për dhunën ndër migrantët”, thotë Van der Auweraert, “e ndonjëherë është e vështirë të zbulosh se nga vijnë plagët, pa bërë ekzaminimin e duhur të tyre.”
Vëzhgimet e punës së policisë kufitare nga ndihmësit e refugjatëve në kufirin e Kroacisë me Slloveninë kanë bërë, që ndërkohë më shumë refugjatë t’ia dalin të paraqesin kërkesën për azil në Slloveni. Edhe atje sistematikisht janë mohuar të drejtat e tyre, thotë Andrej Kurnik, pedagog dhe studiues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Lubjanë. Sipas tij, “parimi i presionit reciprok është në BE një ndër arsyet e vërteta për brutalitetin e policisë kroate dhe asj sllovene ndaj migrantëve.
“Sllovenia i kthen refugjatët nga vende të BE-së më në veri të saj si Austria, e cila e ka mbyllur kufirin me Slloveninë. Përkatësisht Sllovenia i bën presion Kroacisë, që gjithashtu synon të anëtarësohet në hapësirën Shengen. Ekseset e policë kroate kundër refugjatëve kanë nisur, sipas Kurnik, “pasi Bostjan Shefic nga Ministria e Brendshme sllovene kërcënoi se do të ndërhyjë nëse Kroacia nuk bën gjë për t’i ndalur refugjatët”.
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?