Shkurt.ch

A janë të gjithë kosovarët “mbeturina” ?!

Këshilli i gazetarëve i ka dhënë të drejtë të përditshmes “Blick”: Gazeta bulevardeske mund ta quajë një person, i cili para shtëpisë së tij grumbullon mbeturina, si “kosovari i mbeturinave”.

Kështu shkruan e përditshmja zvicerane “Blick” pas një ankimimi të një lexuesi pranë Këshillit të gazetarëve. Për lexuesit është e qartë, vazhdon “Blick” duke cituar vendimin e Këshillit të gazetarëve të lëshuar të premten, se togfjalëshi “kosovari i mbeturinave” përfshin vetëm një person individual, e jo të gjithë kosovarët. Me këtë, ankesa e lexuesit është refuzuar, pasi ai ka shprehë shqetësimin e tij se një emërin i tillë është diskrimnues ndaj kombit kosovar.

Por, Këshilli i gazetarëve ka pasur një tjetër mendim: “Blick” ka cekur vetëm një person individual me mbiemrin “i mbeturinave”, por jo edhe kosovarët në përgjithësi. Pensionisti nga Kosova, muaj të tërë nuk ka paguar qira për banesë dhe ka injoruar vendimin e përhashtimit nga banesa. Me një kodër të mbeturinave para shtëpisë së tij në Bürglen (TG) ai kishte protestuar për trajtimijn e padrejtë të tij nga autoritetet vendore.