Kuriozitete

A i gjurmon Instagram të dhënat e vendndodhjes?  

Drejtori ekzekutiv i Instagram, Adam Mosseri, dhe ekipi i rrjeteve sociale të Instagram-it po i mohojnë pretendimet, ku thuhet se aplikacioni në fjalë i gjurmon të dhënat e vendndodhjes tuaj dhe po e shpërndanë atë me ndjekësit tuaj, të cilët mund ta shohin se ku ndodheni ju.

GSM Arena raporton se një postim i cili u bë viral pretendon se “një përditësim i fundit në iOS” ka bërë që “njerëzit tani mund ta shohin vendndodhjen tuaj të saktë nëpërmjet Instagram-it”.

Kjo ka nxitur shumë njerëz që të shkojnë tek parametrat e aplikacionit të Instagram dhe t’i çaktivizojnë lejet e aplikacionit për vendndodhje.

Ekipi i Instagram Comms postoi në profilin e tyre në Twitter në lidhje me postimin viral, duke qartësuar se cilat janë politikat e Instagram mbi të dhënat e vendndodhjes.

Ndërsa Adam Mosseri shpjegon se veçoritë e Instagram lejojnë etiketimin e vendndodhjes në postim, por që aplikacioni asnjëherë nuk do ta shpërndajë vendndodhjen e përdoruesit me njerëzit e tjerë.

Një postim viral i Instagramit nuk është gjithmonë informacioni më i besueshëm – gjithmonë duhet të bëni një verifikim të informacionit.

Postimi në fjalë asnjëherë nuk përmendi se nëse kjo veçori e shpërndarjes së vendndodhjes është vepër e Instagram-it, por që pa asnjë bazë i referohet “një përditësimi të fundit të iOS”.

Nëse jeni të shqetësuar se aplikacioni po e përdor vendndodhjen tuaj, atëherë ju duhet që ta çaktivizoni atë nga parametrat e aplikacionit në pajisjen tuaj.

iOS dhe Android, që të dyja ofrojnë opsionet e shpërndarjes së një vendndodhje të përafërt, dhe të dyja mund të regjistrojnë regjistrat e historisë se cilat aplikacione po qasen tek të dhënat e vendndodhjes.