Integrimi
A është mbajtur e izoluar shtetasja shqiptare nga partneri i saj në Zvicër?
E ëma e 27 vjeçes ka raportuar në një televizion shqiptar se e bija e saj po keqtrajtohet nga partneri dhe vëllai i tij. Ajo është mbajtur gjithashtu në shtëpi kundër vullnetit të saj dhe i është marrë edhe pasaporta
E reja sot 27 vjeçe, E. I. 27 është shpërngulur nga Shqipëria në Zvicër në qershor të vitit 2012 për t`iu bashkuar partnerit të saj, V. A. një rom nga Kosova. Që atëherë, gruaja që tashmë është nënë e tre fëmijëve thuhet se ka kaluar nëpër ferr, shkruan 20minuten.ch.
Ndërsa e ëma e 27 vjeçes dhe motra e saj kanë raportuar të martën në programin “Pa gjurmë” të televizionit shqiptar Report TV, se e reja “egjiptiane” (Një bashkësi etnike në Ballkan) ndër të tjera, po keqtrajtohet nga partneri i saj dhe vëllai i tij, transmeton albinfo.ch. E. është mbajtur gjithashtu në shtëpi kundër vullnetit të saj, ndërsa i është marrë edhe pasaporta.
Motra e E. gjithashtu deklaron se ekziston dyshimi se 27 vjeçja është dhunuar seksualisht nga babai i partnerit të saj.
Për gazetën 20 minuten, nëna e E. thotë se fati i vajzës së saj mori shpejt tatëpjetën pas shpërnguljes në Zvicër. “Në fillim dukej se ishte një familje normale, por më pas ata treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Për shembull, pas vetëm tre muajsh bashkëjetese, partneri i saj ka përplasur një televizor mbi kokën e vajzës time”.
Pas transmetimit të programit, E., e cila jeton në një komunë në Valis, ka kontaktuar familjen e saj, thotë e ëma, përcjell albinfo.ch. “Vajza ime ishte e lumtur që ne kemi hedhur këtë hap dhe shpresojmë që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Ajo konfirmon atë që është thënë në televizion. Po ashtu, ajo e dinte se unë do të bëja diçka për ta ndihmuar”, thatë nëna. Nëna e gruas së re shton se nuk kishte parë zgjidhje tjetër përveç se të drejtohej para publikut. “Unë nuk kam njeri në Zvicër që mund të më ndihmojë. Më mungojnë gjithashtu paratë për të udhëtuar në Zvicër”.
Sipas nënës, edhe familja e partnerit E. e ka kontaktuar pas emisionit dhe i është drejtuar me fyerje, transmeton albinfo.ch. Tani nëna shpreson që 2autoritetet zvicerane më në fund do të ndërmarrin veprime dhe do ta çlirojnë E. nga gjendja e saj”.
Vëllai i partnerit të E., F.A. nga ana tjetër thotë: “Me këto gënjeshtra po ma shkatërrojnë jetën, po ma marrin fytyrën. Si mund të thonë diçka që nuk është e e vërtetë!” Sipas deklaratave të tij, aktualisht ka vështirësi midis E. dhe partnerit të saj, por çifti është akoma bashkë dhe jeton me fëmijët në apartamentin e përbashkët. Përveç kësaj, E. mund të lëvizte lirshëm: “Ajo gjithmonë mund të bënte çfarë të donte”.
Po ashtu F. A. hedh poshtë pretendimet që ai e ka kërcënuar dhe keqtrajtuar E, përcjell albinfo.ch. “Është e vërtetë që ka pasur diskutime midis nesh, por unë kurrë nuk e kam kërcënuar apo goditur atë”. Është gjithashtu një gënjeshtër ajo që raportohet se babai i tij e ka abuzuar seksualisht E. në fillim të vitit, siç ka deklaruar motra e E. në emision. “Përse babai im do të bënte diçka të tillë?”
Gazeta ka dashur të kontaktojë E., të mërkurën, në telefon. Por, sipas F.A., ajo nuk mund të kontaktohej pasi që pasditen e vonë ishte marrë nga policia.
Policia e kantonit Valais nuk ka pranuar të ofrojë asnjë informacion të kërkuar nga gazeta. Por, ajo është shprehur se: “në bazë të informacionit, policia kantonale aktualisht është duke kryer të ashtuquajturat hetime paraprake për të përcaktuar nëse janë kryer vepra penale ose ekzistojnë veprime të dënueshme në këtë çështje”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve