Integrimi
A është “maço-kultura” specifikë e ballkanasve?
Qasjen e shkrimeve në disa medie mbi "maço-kulturën ballkanike" e kanë kundërshtuar në mediet e këtushme Enver Robelli dhe Osman Osmani
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/files/dhuna.jpg)
Ditëve të fundit në disa medie të Zvicrës gjermane i është dhënë hapësirë e madhe problemit të “maçoizmit” të të rinjve, respektivisht nxënësve me prejardhje nga Ballkani. Sipas raportimeve të shumta, të mbështetura në ankesat që vinin nga disa shkolla, meshkuj me prejardhje nga vendet e Ballkanit, të posahyrë në moshën e pubertetit, ushtrojnë ngacmime seksuale ndaj moshatareve të tyre, duke i terrorizuar me sharje, prekje dhe sjellje tjera brutale maçosiste.
Aq e përhapur duket të jetë kjo dukuri sa që mediet në fjalë shkruajnë se ka vajza që janë traumatizuar dhe nuk guxojnë të reagojnë. Edhe përgjegjës të arsimit në nivele të ndryshme kanë theksuar se një problem i tillë është real dhe me këtë rast i janë adresuar “kulturës maskuline `maçoiste`ballkanike” sipas së cilës femra është qenie më pak e vlefshme dhe duhet t`i nënshtrohet vullnetit të mashkullit.
Ndërkaq, në medie është paraqitur edhe ana tjetër, ajo që tërheq vërejtjen nga paushallizimi dhe nga “etnifikimi” i problemeve sociale. Kështu, në gazetën “Tages Anzeiger”, redaktori i kësaj gazete, Enver Robelli ka botuar një analizë ku e godet tendencën e shpërfaqur në medie, e cila gjeneralizon ballkanasit duke i etiketuar si maçoistë. Për një “ndërsyerje kundër gjysmë milion njerëzve” flet titulli i shkrimit të Robellit, ku ai kundërshton klishetë për Ballkanin, duke ilustruar këtë kundërshtim edhe me aspekte nga historia e Zvicrës. “Një fantazmë po qëndron mbi Zvicër – fantazma e `maços nga Ballkani`.
Pas raserëve, shpërdoruesve të sistemit social, invalidëve të rremë, shitësve të drogës, tashmë në shumë medie zvicerane po skicohet një portret i ri armiku. Ky djall barbar i dalë nga grykat më të thella të Ballkanit, i tillë çfarë e përshkruante dikur Karl May pa qenë kurrë atje, poshtëron femrat dhe i fyen ato me një gjuhë vulgare…”, shkruan veç tjerash Robelli.
“Tema nuk guxon të injorohet, por a mjafton një shembull për të nisur në shumë medie një fushatë ndërsimi kundër njerëzve nga Ballkani? Fjalori gazetaresk i përdorur këtu shkon më mirë me një vend ku zhvillohet luftë qytetare, si Siria. Aty flitet për “terror” dhe “alarm” dhe për një problem maçosh të Ballkanit” i cili qenka përhapur në gjithë Zvicrën”. Ndërsa fakti se në Zvicër jetojnë një gjysmë milioni njerëz nga ish Jugosllavia dhe shumica e madhe e tyre punojnë e nuk bien në sy, paguajnë rregullisht tatimet, nuk ia vlen të përmenden.
Me kute të ndryshme
Duke folur për rrugën e krijimit dhe kultivimit të klisheve, Robelli përmend një shembull: Një i ri (Bendrit Bajra) i cili ka bërë disa videoxhirime që i ka shpërndarë në internet, ku “shpjegon” dallimet “drastike” në raportet në mes të prindit dhe fëmijës te ballkanasit dhe te zviceranët, ka gjetur hapësirë të pakufizuar në mediet e këtushme. Nga ana tjetër, një specialist shqiptar i mjekësisë së zemrës ose një ekspert i matematikës me prejardhje nga Ballkani nuk e kanë këtë hapësirë pasi që puna që kryejnë ata shkon kundër çimentimit të klisheve për Ballkanin”.
Po ashtu shkruan autori më tutje, ngjashëm është krijuar edhe klisheja mbi kosovarët shpërdorues të sigurimeve sociale ose si invalidë të rrejshëm. Janë dërguar për disa vite me radhë në Kosovë detektivë socialë dhe në fund ka dalë se ata kanë gjetur një (1) shpërdorues të tillë. Por, ata që kanë frymëzuar një politikë të tillë e kanë realizuar qëllimin e tyre: nga 1 prilli 2010 në Kosovë nuk dërgohen më pensionet për kosovarët që kanë vendosur të kthehen për të jetuar atje.
Më tutje autori, duke bërë përgjegjëse politikën zvicerane të migracionit, thotë se ajo ka gabuar kur kosovarët dhe ballkanasit tjerë i ka shikuar vetëm si krah pune dhe nuk u ka lejuar bashkimin familjar. Kur, me shpërthimin e krizës në Kosovë, ky bashkim megjithatë bëhet, por në mënyrë të parregullt – prindërit i tërheqin fëmijët e tyre nga rreziku i luftës – përnjëherë vinë me mijëra fëmijë dhe të rinj kosovarë. Të papërgatitur për këtë ndryshim, me vështirësi për integrim, me trauma lufte dhe në moshë delikate, ata nuk kanë perspektivë dhe ndodh edhe të devijojne.
Por, integrimi i ballkanasave po shkon më shpejtë se ai i italianëve para 30-40 vitesh, ështe bindja e Robellit . “Ata janë pjesë e Zvicrës dhe këtu do të qëndrojnë”, shkruan ai.
Maçoizmi, problem shoqëror dhe jo etnik, kulturor
Ndërsa në një intervistë që radioja publike e Zvicrës srf ka zhvilluar me Osman Osmanin, përgjegjës për migracion në sindikatën Unia dhe aktivist i njohur politik shqiptar në Zvicër, ai i kundërvihet po ashtu diskursit mbi “maçot e Ballkanit”. “Kur vajzat identifikohen si “lavire”, kemi të bëjmë me një problem shoqëror dhe jo me një problem me bazë etnike”, mendon ai. Osman Osmani, i cili ka një bagazh të madh të punëtorit social, e kundërshton si paragjykim dhe klishe faktin që “maço-kultura” u atribuohet të rinjve nga Ballkani.
“Jo. Kur ngacmohen vajzat, nuk kemi të bëjmë me një problem migracioni por me një problem shoqëror”, këmbëngul Osmani. Ai thotë se është kundër gjeneralizimeve dhe diskursit që sjelljet devijante e maçoiste i ngarkohen një komuniteti, në këtë rast duke u bazuar në përkatësinë etnike dhe regjionale të tij. Madje, përkujton Osmani, “Kultura maçoiste” ka prejardhjen nga Amerika Latine, gjegjësisht identifikohet me sjelljen e të rinjve të atjeshëm.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të lejohet diaspora të votojë me dokumente të vendeve tjera në zgjedhje? Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se ndryshimet në Kodin...
-
Rritje e gjuhëve të huaja në Zvicër: Shqipja, pas anglishtes
-
17 Vjet Pavarësi: Diaspora, drita e ditëve të errëta të Kosovës e forca e çlirimit të saj
-
17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale
Jeta në Zvicër
-
Rritje e gjuhëve të huaja në Zvicër: Shqipja, pas anglishtes Shqipen, (ashtu sikurse edhe portugalishten) e kanë deklaruar 3.4 për qind e popullsisë me banim të...
-
60 vjeçarit amerikan i ndalohet kthimi në Zvicër pas tejkalimit të vizës
-
Vendimi lidhur me osteopatët që operojnë me diploma të huaja në Zvicër
-
Nga pagat tek fluturimet e reja: Ndryshimet që priten në Bazel këtë vit
-
Këshilli Kombëtar hedh poshtë propozimin e ri të ligjit për qiranë